“Kriminelët nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, 21 shqiptarë dëbohen nga Britania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

21 të burgosur shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale në Britaninë e Madhe janë dëbuar nga shteti ishullor dhe janë ekstraduar në vendin tonë.

Mësohet se ata u sollën në Shqipëri një ditë më parë përmes një linje fluturimi drejt Tiranës.

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel tha se kriminelët shqiptarë, por edhe shtetasit e tjerë të huaj të dënuar, do të dëbohen nga Anglia dhe do të dërgohen në shtetet e tyre për të vuajtur dënimet.

Këta kriminelë të huaj dhe të rrezikshëm nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, tha Patel.

Mediat britanike raportojnë se në mesin e shqiptarëve që u kthyen në Tiranë ishin Arjon Hyseni 30 vjeç, i dënuar me 8 vite burgim për trafik kokaine me vlerë 4.5 milionë Paund dhe Agim Isufi 19 vjeç i dënuar me 20 muaj burgim për një fabrikë kanabisi.

Javën e kaluar, Britania e Madhe dëboi nga vendi 20 shtetas të huaj të dënuar për vepra të ndryshme.

Autoritetet britanike thonë se dëbimet nga vendi për shtetasit e huaj të dënuar do të vijojnë.

Më shumë se 6400 të huaj me precendent penal janë larguar nga Britania që prej vitit 2019. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV