Majko pasi Turqia furnizoi me dronë vrasës Serbinë: Shqiptarët do bëjnë atë që s’ia pret mendja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i Turqisë për të furnizuar me dronë vrasës Serbinë ka ngjallur reagimin e Qeverisë Shqiptare. Përmes Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko ka shprehur gjithë indinjatën për këtë ‘tradhti’ të marrëdhënieve të mira shqiptaro-turke.

Në studion e “Abc” Majko nuk pranoi ta cilësoi armike Turqinë, por ky fakt do të mbahet shënim në marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Ne kemi tre marrëdhënie strategjike, por Turqia ka një distancë, por e konsiderojmë të afërt. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, e di, secilido e kupton se ne mbajmë shënim në marrëdhëniet shqiptare turke, kjo regjistrohet, kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thashë po e shpallim armike Turqinë”

“Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia. Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë. Ata (Kosova) nuk kanë tjetër veç nesh dhe nuk kemi tjetër përveç atyre” tha ai.

Ndërkohë, Majko nuk përjashtoi një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë, si ai në Nagorni-Karabakh, por premtoi se trupat serbe do të përballen me trupat e NATO-s dhe ato shqiptarë, që të organizuar ose jo do të bëjnë një gjë që s’e kanë herën e kaluar.

“Nëse do të ketë një konflikt si në Nagorni-Karabakh, trupat serbe do të përballen me trupat e NATO-s. Dhe po bëri vaki që të ndodhë kjo histori që do të thotë ripërsëritje e luftës së Kosovës, po ju them që shqiptarët të organizuar dhe të paorganizuar, do të bëjnë një gjë që s’e kanë bërë as herën e kaluar. Dhe këtë Serbët duhet ta dinë shumë mirë. Kur shqiptarët fituan një luftë me NATO, pa pasur shtet, pa pasur ushtri, pa pasur strukturat shtetërore, imagjinoni se çfarë bëjnë duke e pasur Kosovën.”

Lexo edhe :  50 mijë € për asgjë/ Ndërtuesi ballafaqohet me familjen e mbetur në rrugë

“Është e rëndësishme t’iu them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment. Situata me Kosovën nuk do të jetë e lehtë në muajt e ardhshëm. Nuk duhet t’ua lëmë fëmijëve tanë konfliktin e ngrirë”, përfundoi Majko.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Prezantohet studimi i fizibilitetit

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pranishme në prezantimin e studimit të fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë. “Është hekurudha kuqezi. E kthen kombin...

Çifti i lezbikeve nga Shkodra fiton azilin në Britani: Ja çfarë na ndodhi në Shqipëri

Një çift lesbikesh nga Shkodra nga Shqipëria ka fituar azilin në Mbretërinë e Bashkuar pasi dëshmuan se “Shqipëria është homofobike”. The Telegraph i ka kushtuar...

Europa dënon vrasjen e 34 civilëve në Ukrainë, Zelensky: Trump të shikojë njerëzit tanë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar Donald Trump të vizitojë vendin e tij përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë për t'i dhënë fund luftës. “Ju...

Të rehatshme dhe me stil: Ja si t’i vishni pantallonat me prerje “barrel”

Pantallonat barrel – të njohura edhe si “pantallona me këmbë të gjera” – karakterizohen nga një formë e gjerë në pjesën e sipërme (tek...

Fasulet, patatet dhe mishi i pulës, rritjen më të fortë të çmimeve më 2024

Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janarit 2024 dhe atij 2025, çmimet në shumicën e...

Lajme të tjera

Web TV