Mësimi online/ Kushi takon mësuesit: Mirënjohje për sakrificat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, gjatë një takimi me mësuesit kontributorë të xhirimit të lëndëve mësimore që nga nisja e pandemisë, ka vlerësuar kontributin e tyre të veçantë të dhënë për nxënësit në të gjithë vendin.

Me bindje e them se kontributorët e ‘RTSH Shkollë’ do të mbahen mend gjithmonë si ‘mësuesit e sakrificës së pandemisë’, që jo kushdo mund ta kishte bërë, ndërsa puna e tyre do të shkruhet gjithmonë me gërma të arta”- është shprehur ministrja.

“Mirënjohje pa kufi për përkushtimin e pashoq dhe faleminderit me zemër për sakrificat tuaja!”- shkruan ajo në një status në rrjetin social.

Më tej ministrja shton se që në fillim të pandemisë, e ka admiruar punën, sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve të ‘RTSH Shkollë’.

Në një kohë që të gjithë rrinin brenda, mësuesit u angazhuan maksimalisht në xhirimin e orëve mësimore për nxënësit që të mos ndalonte në asnjë moment procesi mësimor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka...

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes...

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit "Siguria Detare" janë kontrolluar...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

Lajme të tjera

Web TV