Pamje të rënda/ Pacienti me Covid-19 ndërron jetë në tualetin e spitalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Videoja e një pacienti të infektuar me Covid-19, i cili ka vdekur në tualetin e spitalit në Napoli, është bërë virale. Burri ishte shtruar në spitalin Karderel për shkak të koronaviursit, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij janë ende të panjohura, por deri më tani dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.

Sipas burimeve të Corriere della Sera, dikush ishte futur në tualet për ta realizuar videon, derisa personeli nuk ishte aty pasi po kërkonin një mjet me të cilin do ta transportonin trupin e pajetë.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit Guiseppe Longo, ka thënë se ngjarje të tilla janë për të ardhur keq, dhe nuk e di se çfarë qëllimi kanë ata që publikojnë pamje të tilla.

Ai ka shtuar se tashmë kanë filluar hetimet për të zbuluar se kush është autori i videos. Në anën tjetër gjykata sot ka urdhëruar izolimin e trupit të pajetë të burrit, për t’u konstatuar nëse ai vërtetë ka pësuar sulm në zemër.

Mjekët në Napoli kanë bërë të ditur se situata në spitalet e këtij qyteti janë buzë kolapsit, siç po ndodh edhe në qytetet tjera. Numri i të sëmurëve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Itali, ka tejkaluar shifrën e një milion./R.g/fjala.al

Të fundit

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Miratohen tre dokumente të reja për etikën në administratë

Departamenti i Administratës Publike (DAP) miratoi sot tre dokumente të reja për etikën, që do të shërbejnë për orientimin e nëpunësve të administratës publike,...

Rasti përjashtimor dhe ndotja e politikës

Nga Ben Andoni Koha e afrimit të fushatave politike është mundësia më e madhe e publikut për të parë se deri ku kanë arritur politikanët...

Lajme të tjera

Web TV