Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për presidentin Ilir Meta gjatë fjalës së tij përballë të rinjve në Fier.
Sipas tij, Meta është i vetmi që nuk po e kryen rolin e presidentit siç e takon Kushtetuta dhe ligji, por merret me ndërmarrjen e përbashkët, duke nënkuptuar opozitën.
“Në vend që të bëjë presidentin siç e do Kushtetuta dhe ligji, apo dhe kanuni, Ilir Meta bën sekserin e asaj ndërmarrjes, apo të një tjetre që duhet të jetë zonja e parë e këtij vendi e në fakt bën menaxheren e kësaj ndërmarrjeje.
Institucioni i presidentit është kthyer në një komedi të madhe për të qarë dhe për të qeshur”, u shpreh Rama duke shigjetuar kështu veç presidentit dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Më tej ai theksoi se fëmijët sot nuk kanë mësues si të “ndërmarrjes së Xhikes dhe të Monës, por të përzgjedhur sipas Portalin për Mësues”.
l.m/Fjala.al