294 mijë eurot që u kapën në Durrës kishin si destinacion Lushnjën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lushnja rezulton të ketë qenë destinacioni i kamionit në të cilin policia kufitare e portit të Durrësit gjeti të fshehur rreth 294 mijë euro.

Burime nga policia thanë se ngarkesa vinte nga Ankona e Italisë dhe se dyshohet se paratë do t’i dërgoheshin një grupi kriminal të trafikut të drogës në Shqipëri.

Autoritetet mendojnë se ky grup ka aktivitet të shtrirë në Italinë e Veriut, pasi disa nga pakot e parave mbanin mbishkrime të rajoneve si Bergamo apo Bolonja.

Lidhur me ngarkesën e parave bëhet me dije se kanë nisur hetimet paralele edhe në Itali.

Policia e Shtetit të premten në darkë raportoi arrestimin e Ferdinant Mirukajt (29 vjeç), të cilit iu gjetën të fshehura 282,265 euro në kabinën e kamionit që drejtonte.

Kolegut të tij, Aldo Lika (34 vjeç), policia i gjeti në një çantë personale 11,765 euro të padeklaruara.

Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kalimin e pikave kufitare të Shqipërisë dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vite.

Mirëpo shuma e madhe e parave të fshehura dhe fakti se pronari i kompanisë për të cilën dy kamionistët punonin, Erjon Jovani (36 vjeç), ka precedentë penale ka nxitur dyshimet e arsyeshme se paratë vijnë nga bota e krimit.

Dy vite më parë përmes një rrugëtimi të ngjashëm, autoritetet kapën në disa makina të importuara një sasi parashë prej 3.4 milionë eurosh të padeklaruara. Për këtë shumë pati vetëm katër persona të arrestuar, ndërsa çështja u politizua me përplasje mes opozitës dhe pozitës në parlamentin e asaj kohe.

Të fundit

Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona (VIDEO)

Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte është sot në alarm të kuq, pasi një valë moti ekstrem vazhdon të godasë...

VIDEO/ Pamje dramatike, qëndron i varur në helikopter pasi piloti nuk e lejoi në bord

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kenia, ku një burrë është kapur pas një helikopteri ndërsa ky po ngrihej nga një dasmë, duke rrezikuar...

“Nga USA zgjodhëm PD-në. Fitore!”/ Topalli publikon foton e votuesit nga diaspora

Drejtuesja politike e PD për Diasporën Jozefina Topalli ka postuar në rrjetet sociale foton e një shqiptari i cili jeton jashtë vendit, të cilit...

Zuckerberg: Snapchat do ishte rritur më shumë nëse do ta pranonte ofertën time të blerjes

CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se Snapchat do të ishte rritur më shpejt nëse do të pranonte ofertën e kompanisë së tij për...

CNN: SHBA synon mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave

Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton plane për të mbyllur gati 30 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën, si pjesë e një...

Lajme të tjera

Web TV