Dështon asambleja zgjedhore e peshëngritjes, mbahet asamble e jashtëzakonshme më 14 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karakterizohet nga tensioni, vendoset për Asamble të Jashtëzakonshme më 14 dhjetor 2020. Ka dështuar Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e cila është mbajtur të shtunën në kryeqytet. Përtej toneve të lart dhe tensionit që e karakterizoi, Asambleja e së shtunës u mbyll me të vetmin vendim të marrë për zhvillimin e një Asambleje të Jashtëzakonshme Zgjedhore më 14 dhjetor 2020.
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e cila ishte programuar të mbahej në shtunën në kryeqytet, ka dështuar, duke i hapur kështu rrugën një Asambleje tjetër të Përgjithshme të Jashtëzakonshme Zgjedhore e cila do të mbahet muajin e ardhshëm. Në fakt, Asambleja ka nisur me tension, teksa që në hyrje, grupi që përfaqësonte ish-presidentin dhe kandidatin e skualifikuar për president në këto zgjedhje, Elez Gjozën, kanë kërkuar që të jenë të pranishëm për të ndjekur punimet e kësaj Asambleje.
Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHP-së, Edlir Memaj, i cili ka këmbëngulur që në sallë të lejohen vetëm delegatët e mandatuar. Edhe pse Asambleja i ka nisur punimet, ato janë karakterizuar nga diskutimet me tone të ngritura, sidomos nga mbështetësit e tij, të cilët kanë kërkuar arsyet pse ai u skualifikua në këtë konkurrim dhe hedhjen në votim të lejimit të kandidaturës së tij.
Në fakt, situata është acaruar në një moment të caktuar, teksa Gjoza dhe mbështetësit e tij kanë provuar, pa sukses, të hyjnë në sallën ku po zhvilloheshin punimet. Pas shumë diskutimesh, Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore u mbyll me të vetmin vendim të marrë për zhvillimin e një Asambleje të Jashtëzakonshme Zgjedhore më 14 dhjetor.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV