Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy persona, mes të cilëve një 15 vjeçar që akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një bashkëmoshatare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjithashtu i arrestuar është edhe vëllai i 15-vjeçares, i cili pasi ka mësuar lajmin që adoleshenti kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të motrën e ka goditur me sende të forta duke e plagosur rëndë.
Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”./Bl.Ba/Fjala.al