Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në vendin tonë, duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë pasdites.
Por në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 1 gradë Celsius deri në 21 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim të ulët.
Kosova
Vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime dominojnë gjatë paradites. Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht.
Maqedonia e Veriut
Orët e para të ditës paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Po pas mesditës moti mbizotërohet nga kthjellimet në MV./Bl.Ba/Fjala.al