Shpresat, trajneri Mustedanagiç: Ndeshje perfekte, kemi brez të shkëlqyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve mori 3 pikë me vlerë ndaj Kosovës të premten mbrëma, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në eliminatoret e Europianit 2021 për këtë grupmoshë.

Të shtunën skuadra kuqezi u kthye në Shqipëri për të rinisur përgatitjet në kuadër të sfidës së fundit të grupit ndaj Anglisë në transfertë.

Trajneri Alban Bushi nuk mundi të ishte në stol në dy ndeshjet e fundit pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe përfaqësuesja kuqezi po drejtohet aktualisht nga Xhemal Mustendanagiç.

Specialisti i njohur i futbollit duke folur në një prononcim për faqen zyrtare në internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka analizuar fitoren ndaj Kosovës, elementët cilësore që ka ky grup dhe ka folur për sfidën e radhës të Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve ndaj Anglisë.

– Mister, një koment tuajin për fitoren me Kosovën? Si do ta vlerësonit paraqitjen e skuadrës?
– Ekipi Kombëtar i Nën-21-vjeçarëve ka luajtur një ndeshje perfekte sidomos me pjesën e parë kur kemi shënuar. Kemi pasur disa mundësi, Çokaj shënoi me një kros të bukur dhe realizoi me kokë. Unë mendoj që kemi të bëjmë me një brez që do japin rezultat shumë shpejt, janë djem të rinj me ambicie dhe të motivuar, ndaj japin gjithçka. Hap pas hapi po arrijmë të kërkojmë rezultatet e duhura. Duke parë objektivisht po marrim rezultate pozitive, është gjithçka e koordinuar me Presidentin Duka dhe zotin Reja, kemi lojtarë në ekipin A që shkojnë nga Nën-21-vjeçarët, më vjen mirë ajo që kam thënë vite më parë tashmë po realizohet. Shqipëria do të jetë një pjesë e rëndësishme e futbollit evropian. Shumë gjëra po ndryshojnë dhe po ecim në pikën e duhur.
– Tri fitore radhazi për ekipin kombëtar të Nën-21-vjeçarëve, a i druheni euforisë që mund të përfshijë ekipin?
– Unë mendoj se krahasuar më parë, edhe mendësia e lojtarëve ka ndryshuar, ata çdo ndeshje futen për ta fituar. Ne duhet t’i nxisim që çdo ndeshje të fitojmë. Edhe në ciklin e eliminatoreve që fillon vitin e ardhshëm, disa lojtarë luajnë që tani me Shpresat. Ndryshojnë shumë gjëra që sjellin rezultate pozitive. Janë lojtarë të rinj që kanë ndryshime nga ndeshja në ndeshje po ashtu edhe në mendim. Nuk i druhem këtij brezi, mund të ndodhë që të jetë një ditë e keqe, por do të jenë të pakta.
– Cilët lojtarë ju lanë më shumë mbresa në ndeshjen ndaj Kosovës?
– Duhet të përmend Çokaj, i cili në të ardhmen do të vlejë për Kombëtaren. Më ka befasuar Sota me një lojë shumë të mirë, duhet të përmend të riun Mitaj, i cili është vetëm 17 vjeç. Por mund të them që të gjithë lojtarët kanë luajtur mirë. Janë të gjithë djem të mirë dhe me karakter. Besoj shumë te futbollistët shqiptar, dhe kam besim.
– A mendoni se kjo skuadër mund të marrë rezultat pozitiv ndaj Anglisë?
– Është një pyetje e vështirë. Eksperiencën time si ish-lojtar apo tani si trajner ia kam përcjellë ekipit që askush nuk është i pamposhtur, nëse gjithsecili jep gjithçka, në lojë ndodhin të gjitha. Edhe nëse barazojmë apo fitojmë nuk është befasi. Ka ndryshuar shumë mënyra organizimit dhe e lojës, duhet kohë për tu përshtatur, nuk duhet eufori por vazhdimësi. Futbolli është një proces. Jemi të duruar për një rrugë të mbarë.
– Nëse do t’i hedhim një sy rezultateve të arritura nga Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve në këto eliminatore të Europianit, si do ta vlerësoni?
– Rezultati përsa i përket pikëve, punës së bërë dhe lojës, dua të theksoj se jemi në rrugën e duhur. Dua të theksoj se jam krenar për lojtarët, si ata që luajtën ndaj Kosovës, por edhe për brezin, që do të përfaqësohet në eliminatoret e ardhshme. Strategjia jonë është për të zhvilluar lojtarë të rinj për ekipin kombëtar A, shikoj që në eliminatoret e radhës, Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve do të luajë për kualifikim. Edhe njëherë dua ta përsëris që cikli i ri do jetë e ardhmja e kombëtares.

Lexo edhe :  Nis edicioni i 5 i Turneut Universitar të Sportit, pjesmarrës 1200 studentë

l.m/Fjala.al

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV