“Ja cila ishte frika më e madhe”/ Gazetari rrëfen eksperiencën pasi u vaksinua vullnetarisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi ditët e fundit se vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit duket se është 90% e efektshme. Por ka edhe vaksina të tjera në garën për të luftuar pandeminë. Një gazetar i Reutersit tregon përse vendosi të dalë vullnetar për provat me vaksinën e kompanisë Novavax:

Gazetari Steve Stecklow e kishte parë nga afër goditjen e tmerrshme të COVID-19 kur një mik i tij vdiq nga sëmundja, pasi ishte vënë në respirator për disa javë.

Kureshtar për provat me vaksinë, ai mbushi një formular në internet ku shprehte dëshirën për të dalë vullnetar. Më 1 tetor, ai u ftua të përfshihej ndër 10 mijë individë të shëndetshëm të moshës 18-84 vjeç për t’u vaksinuar.

Gazetari tregon se u përpoq të mësonte sa më shumë për vaksinën, sidomos për efektet anësore që mund të shkaktonte, para se të përfshihej në prova. Ato që mësoi e siguruan se rreziku ishte i vogël:

“Kishin bërë prova të hershme me afro 100 vetë dhe efektet më të rënda ishin për shembull temperaturë në ditën e parë; por ishin përgjithësisht simptoma të lehta. Askush nuk kishte refuzuar të bënte dozën e dytë”.

Duke peshuar rrezikun dhe përfitimet, ai vendosi të pranojë ftesën. Vetë gazetari thotë se nuk kishte frikë nga vaksina, aq sa nga situata e rrezikshme e krijuar nga virusi:

“Të them të drejtën kisha më shumë frikë se mos infektohesha në spital kur të shkoja për të bërë vaksinën apo gjatë rrugës me taksi, pasi kisha muaj që nuk shkoja gjëkund, as në restorant apo klub. Vaksina që po testohej përdorte të njëjtën teknologji si vaksina e gripit. Unë e kam bërë vaksinën e gripit shumë herë dhe asnjëherë nuk kam pasur efekte negative”.

Kur u tregoi shokëve se kishte dalë vullnetar për të testuar vaksinën eksperimentale kundër koronavirusit, shumë prej tyre e gjykuan si vendim të rrezikshëm. Dhe asnjë prej tyre nuk dukej i gatshëm të përfshihej në prova të ngjashme.

Lexo edhe :  Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Gazetari thotë se u nxit për të dalë vullnetar nga një ndjenjë përgjegjësie sociale, por edhe nga egoja profesionale:

“Studiuesve u duhen vullnetarë. Nuk do të arrijmë ta mposhtim këtë pandemi pa bërë çfarë është e nevojshme. Nga ana tjetër, e dija se një ditë do të vaksinohem, më mirë herët se vonë. Por, ishte edhe kurioziteti gazetaresk”.

Ai nuk e di nëse ka marrë vërtetë vaksinën që po vihet në provë, apo është në grupin që mori placebo. Pas injeksionit fillestar, ai duhet të presë tre javë deri në injeksionin me dozën e dytë. Pas provave në Britani, kompania Novavax ka marrë tani dritën e gjelbër për të filluar prova edhe në Shtetet e Bashkuara./ VOA

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Tragjedia në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdon që të rëndohet. Të paktën 111 persona humbën jetën dhe mbi...

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

Lajme të papritura vijnë nga finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu. Me shumë gjasë, ajo është fejuar! Kjo lihet të kuptohet nga postimi i fundit në...

Plagë në trup dhe fyt i nxirë, detajet nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra!

23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij. Gazetari Enver Doçi informon se...

Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit! Jo më toka të xanuna

Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja...

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Individët u konfirmuan si klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar edhe vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti...

Lajme të tjera

Web TV