Gati spitali COVID 4, jepen 1.2 miliardë lekë për rimbursimin e ilaçeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ka detyruar ministrinë e Shëndetësisë të marrë masat për hapjen e spitalit COVID 4. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e cila theksoi se spitali COVID 4 është gati dhe do të hapet pas plotësimit të kapaciteteve të 3 strukturave të dedikuara COVID dhe më tej do të vijohet me hapjen sipas 3 skenarëve të spitaleve rajonale, të cilët janë parapërgatitur për trajtimin e pacientëve me COVID19 duke e cuar kapacitetin ne mbi 1600 shtretër për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi.

Në një komunikim me publikun ka deklaruar se shërbimi i urgjencës kombëtare është në gatishmëri të plotë 24/7 dhe vetëm në ditën e fundit numri i thirrjeve ka arritur në rreth 3 mijë thirrje në ditë. “Jemi në mometet ku thirrjet arrijnë deri në 3000, vetëm ditën e djeshme në numrin unik 127 janë pritur 2996 thirrje, sepse mos harrojmë që urgjenca po punon me kapacitet të plotë pret thirrje dhe jep shërbim edhe përtej COVID19, 1269 thirrje janë vetëm për COVID19. Rreth 300 thirrje janë për kryerjen e tamponit. Shkohet në banesët dhe asistohet, monitorohet dhe vlerësohet nëse është rast për t’u derguar në spital ose jo. Gjithashtu 0800 40 40 jep informacion mbi mjekun ne familjes dhe nepërmjet saj mund të lidhen me mjekun e familjes”, tha Manastirliu.

Rimbusimi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu theksoi se nga financimin prej 1.2 miliard lekë qytetarët do të përfitojnë nëpërmjet dy skemave sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.  “Të dyja skemat e mjekimit janë pjesë e udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Mjeku i familjes e di kur trajtohen, si trajtohen, kur merret skema e parë e trajtimit, çfarë elementësh ka skema e parë apo e dytë, këtë e përcakton mjeku”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Zjarr në një apartament në katin e 7, familjarët ishin larguar nga banesa 30 minuta para

Duke u shprehur se këto paketa mbështetëse vijnë në momentin e duhur, Manastirliu tha: “Paketa e rimbursimit për trajtimin ambulator në banesë të personave të testuar pozitiv me Sars-Cov-2 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Skema 1 e trajtimit e cila përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov-2. Skema 2 e trajtimit e cila përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov. Kostoja vjetore parashikohet 1.2 miliard lekë në vit”. Manastirliu ju bëri apel qytetarëve të lidhen me mjekët e familjes dhe të mos mjekohen me receta whatsapp-i.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Kush voton Berishën është autik”, Rama kërkon falje: Të gabosh është njerëzore

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ndjesë fëmijëve autikë dhe prindërve të tyre, duke thënë se përmendja në fushatë...

Brixhida Muça-Ramës: Kur përdor fjalën “autik” si ofendim, s’po sulmon vetëm politikisht

Drejtuesja e qendrës “Lumturo Dhimbjen” Brixhida Muça ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku thotë se fjalët kanë peshë sidomos kur dalin nga...

Tronditet Italia, babai vret me thikë djalin dhe më pas veten me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku babai ka vrarë fëmijën e tij. Sipas mediave vendase, mësohet se vrasja ka ndodhur...

Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë...

Euro dhe dollari në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 23 prill 2025, dollari amerikan blihet me 85.5 lekë dhe shitet me 87 lekë. Euro blihet me 98.3 lekë dhe shitet 99 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV