Ish-futbollisti i njohur, Havier Zaneti përshëndet kursin e FSHF-së për përgatitësit atletikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-futbollisti i shquar, videomesazh për të gjithë pjesëmarrësit e kursit të dhjetorit. Federata Shqiptare e Futbollit pritet të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari.

Sipas organizmit që qeveris futbollin në vend, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë përvojën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.

Këtë nismë të Federatës e ka përshëndetur Përmes një video-mesazhi edhe ish-futbollisti i famshëm i Argjentinës dhe Interit, Havier Zaneti, i cili ka shpjeguar edhe rëndësinë e rolit të përgatitësi atletik për një skuadër futbolli në ditët e sotme.

“Përshëndetje të gjithëve! E vlerësoj shumë faktin se në Shqipëri po organizohet ky kurs, sepse mendoj që përgatitja fizike është një aspekt shumë i rëndësishëm për të gjithë sportistët”, – thotë Zaneti në mesazhin e tij.

Kujtojmë se sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF-ja, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre, por edhe në stolin e saj teknik.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Lajme të tjera

Web TV