Kuvend/ Halit Valteri: Ramës i është dashur gjithmonë një Lul nul, për të shuar protestat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit deklaroi se kriza në vendin tonë vjen së pari nga partitë politike të cilat fshehin në vetvete një sistem të tërë oligarkik.

Shumë njerëz thonë se në vend nuk ka krizë. Ata që duan e shohin, e kërkojnë, e analizojnë. Ajo vjen së pari nga partitë politike, të cilat fshehin në vetvete një sistem të tërë oligarkik, ku interesat e një pakice mbrohen, kurohen nëpërmjet këtyre tre partive që prej 30 vitesh kanë bërë rokadë pushteti.

Kjo oligarki dhe politika që përfaqëson këtë oligarki ka fituar një përvojë nga këto 30 vite, d.m.th, nuk mund të prodhojë ’97-ën që është në dëmin e vet, pra disa përvoja negative të viteve të kaluara, ashtu sikurse nuk mund të prodhojë konfliktualitetin ekstrem që ka shoqëruar politikën sidomos në vitet e para, në një luftë për jetë a vdekje.

Në këtë kuptim, përvoja, interesat, i kanë bërë tre partitë politike shqiptare më paqësore, më pak konfliktuale, më të gatshme për t’u ulur në tryezë për bisedime, për të zgjidhur me marrëveshje situata të vështira.

Për t’ua kujtuar këtë fakt akoma edhe më mirë, po ju sjell në kujtesë vetëm një protestë qytetare. Nga ato të vërtetat, të drejtat dhe që lindin nga nevoja e njeriut dhe jo nga interesat e kryetarëve.

Nëse nga njëra anë kryeministri shqiptar i vendos taksë rrugës së kombit dhe qytetarët të revoltuar me të drejtë ngrihen në protesta, qëllojnë me gurë, përleshen me efektivët e rendit, arrestohen, dënohen dhe përsëri ngrihen, atij i është dashur gjithmonë një Lul-nul që ta shuante atë”, u shpreh Valteri.

Më tej ai sqaroi se gjithmonë ka mbështetur tezën, se nëse flitet për Edi Ramën, Lulzim Bashën apo Ilir Metën është bërë vetëm gjysma e punës, pasi gjysma tjetër është ajo pjesë e atyre njerëzve që tërheqin fijet, që i paguajnë këta politikanë, që u blenë vilat dhe që i shkëpusin nga realiti i vërtetë që jetojnë sot qytetarët shqiptarë.

Lexo edhe :  “Para fushate, premtojnë gjëra imagjinare”, Rama ironizon opozitën, flet për pensionet

Këto tre parti politike, së bashku me sistemin që kanë krijuar duhet të shemben. Personalisht nuk e di nëse kjo është një rrugë e lehtë apo e pamundur, por di atë që është e vetmja rrugë që mund të demokratizojë partitë politike, që i jep frymë dhe risi vendit tonë.

Të bësh lojën kundër Edi Ramës, duke dalë pro Lulzim Bashës dhe anasjelltas është thjeshtë të lëvizësh interesat pa goditur sistemin. Dhe sistemi që këta kanë ngritur nuk është diçka që ikën me dëshirë, pasi është mjaft i konsoliduar dhe shumë i rrezikshëm për liritë dhe për zhvillimin e vendit, sepse nuk është as një sistem që prodhon ekonomi për qytetarët, përveçse mjerim dhe shkatërrim”, u shpreh Valteri.

Sipas tij qytetarëve shqiptarë u duhet thënë shkurt dhe qartë: “Kush voton për Edi Ramën, duhet ta dijë shumë mirë se do të bashkëqeverisi Shqipërinë me Lulzim Bashën. Dhe e kundërta. Kjo është e vërteta. Nuk ka asnjë të vërtetë tjetër. Kemi parë kryeministra, ministra, djem e gra politikanësh dhe lloj-lloj ngrehalucësh të tjerë që kapërdisja e tyre nuk justifikohet, luksi dhe jetesa e tyre nuk justifikohet.

Pyetja është e thjeshtë: Ku i merrni parat? Në fakt kjo duhej të ishte një pyetje retorike që ka brenda edhe përgjigjen. Të nderuar politikanë të dashur ju jeni arkitektët, muratorët dhe të aksidentuarit e mundshëm të asaj që ju keni ngritur përgjatë këtyre tri dekadave në Shqipëri”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ata e meritojnë”, Zelensky premton dhënien e mineraleve të rralla SHBA-së

Ukraina është e gatshme të plotësojë kërkesën e Donald Trump për ti dhënë SHBA përfitime të rëndësishme nga mineralet...

Zgjedhjet në Kosovë, nis votimi në përfaqësitë diplomatike

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Votimi nisi në orën 07:00 në...

‘Diaspora zgjedh Atdheun’/ PD vijon takimet, më 13 shkurt me shqiptarët në Francë

Partia Demokratike po bën gjithshka që shqipëtarët jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë, përmes takimeve me diasporën. Këtë të enjte, me 13 shkurt, demokratët...

Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

Projektligji i ri që pritet të depozitohet në Kuvend ndalon përfundimisht importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme duke rrëzuar nenin që...

Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me ‘BOKU’/ Në 2030 UBT-ja me imazh të ri

Ish-rektori i Universitetit 'BOKU' në Vjenë, Hubert Hasenhauer ishte i ftuari i radhës në Podkastin e kryeministrit Rama, së bashku me rektorin e Universitetit Bujqësor të...

Lajme të tjera

Web TV