Ndodh mrekullia/ Familjes iu tha 3 herë se do të vdiste, pacienti që luftoi më gjatë me Covid-in

Ali Sakallioglu, 56-vjeç, është pacienti me Covid që qëndroi më gjatë në spital në Britaninë e Madhe.

Ai kaloi 222 ditë në spital dhe familjes së tij iu tha tre herë se ai do të vdiste, pasi ai pësoi një sulm në zemër, goditje në tru, mushkëritë i kishte të shembura, mëlçinë dhe veshkat në gjendje të keqe pasi kishte dhe sëmundje të tjera.

Në një mesazh ditën e djeshme për mediat britanike ai i dha zemër të gjithë pacientëve që po vuajnë nga Covid-19 duke i thënë: Britani ne mund ta bëjmë këtë. Ne mund ta mundim së bashku Covid-in. Ne mund ta fitojmë këtë luftë ashtu si fituam Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

Babai i pesë fëmijëve ndodhej në një rrezik të lartë për jetën pasi vuante nga një diabet i Tipit 1 kur u prek nga Covid-19. Fillimisht ai shfaqi simptoma si temperaturë të lartë dhe humbje të shijes dhe nuhatjes në fund të muajit mars.

Gjendja e tij u përkeqësua pasi, ndërsa më 3 prill vajza e tij e shoqëroi në spital. Ai rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe menjëherë u vendos në ventilator. Katër ditë më vonë ai pati një sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë për një operacion. Pas operacionit ai ishte në gjendje kome të induktuar dhe doli pas tre muajsh./r.g/Fjala.al