Në karantinë edhe nëse je me kollë, ja se cili shtet po merr vendimin drastik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e pandemisë në Gjermani është në nivele shqetësuese. Kjo detyroi kancelaren Angela Merkel të zhvillojë  një mbledhje me ministrat, me qëllim forcimin e mëtejshëm të masave. Mirëpo, siç raportojnë mediat vendase gjatë diskutimeve ka pasur kundërshtime, dhe pritet që vendimet të merren javën e ardhshme.

Pas pesë orësh diskutime kancelaria informoi publikun gjerman përmes një konference për shtyp.

Ajo tha se vala ishte thyer, por ende nuk kishte ndryshim të trendit. Sipas saj është e rëndësishme që numri i incidencës shtatë ditore të ulej në 50.

Angela Merkel tha po ashtu se do të vendosin që të karantinohen edhe ata persona të cilët kanë sëmundje të frymëmarrjes ose simptoma të ftohjes të cilët nuk janë të infektuar me Covid.

Ajo shpjegoi se ata nuk mund të dalloheshin nga pacientët me koronavirus dhe duhej të kontaktonin mjekun e tyre i cili do të vendoste nëse një karantinë ishte e nevojshme. Mjekët gjithashtu do të vendosnin nëse duhej të bëhej një test për virusin.

Kujtojmë se në Gjermani është duke u aplikuar karantina e pjesshme ku janë mbyllur vetëm aktivitetet argëtuese dhe kulturore. l.m/Fjala.al

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV