Regjistrohen 11 viktima dhe 688 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Kosova, Koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 688 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 688 persona nga 1.865 tamponë të kryer.

Që nga konfirmimi i rasteve të para në muajin mars, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 29.805.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19, është 833, derisa numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431./r.g/Fjala.al