Infektimet me Covid/ Mbyllet për herë të dytë brenda muajit kopshti në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër institucion arsimor në qytetin e Vlorës është mbyllur për shkak të infektimeve nga Covid.

Mësohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur mbylljen e kopshtit numër 2 në qytet. Kjo për shkak se 2 punonjëse rezultojnë pozitiv me Covid.

Për 6 punonjës të tjerë pritet përgjigje e tamponit pasi kanë simptoma të Covid. Kopshti numër 2 do të qëndrojë i mbyllur për një periudhë 14 ditore deri në datë 30 nëntor.

I njëjti kopsht është hera e dytë që mbyllet brenda një muaji. Kjo është konfirmuar edhe nga inspektori i ISHSH Vlorë, Klevis Sheremetaj.

Aktualisht janë tre kopshte të mbyllur në Vlorë dhe një në Orikum. Kujtojmë se pak ditë më parë në Vlorë kopshti numër 9 u bë institucion i tretë i arsimit parashkollor që mbyllet në qytetin e Vlorës, për shkak të konfirmimit të 3 edukatoreve të prekura më COVID-19.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV