Spitali i Elbasanit, gati për Covid-4

Spitali i Elbasanit “Xhaferr Kongoli” ka nisur përgatitjet për të hapur pavionin në të cilin do të trajtohen pacientët me Covid.

Ky pavijon do të emërtohet si Covid 4 dhe është parashikuar të ketë 80 shtretër gjithsej.

Mësohet se në këtë spital do të trajtohen pacientët me Covid me simptoma më të lehta ndërkohë që pacientët me simptoma të rënda do të vijojnë të trajtohen në Tiranë.

Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend.

Kështu, gjatë 48 orëve të fundit 6 persona ndërruan jetë prej koronavirusit, ndërsa nuk ka një numër të qartë të të prekurve për shkak të numrit të ulët të tamponëve që merren./Bl.Ba/Fjala.al