Dokumenti/Balla: Basha e pranoi vetë rolin që ka pasur në Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka nxjerrë një dokument të Lulzim Bashës që ia ka dorëzuar Kuvendit kur u bë deputet që ka deklaruar vetë që ka qenë përgjegjës operacional i zyrës së Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte.

Së pari dua të informoj që kjo nuk është një çështje e një karakteri personal me Bashën, por e një morali të munguar nga ana e Bashës për t’i dhënë përgjigje disa çështjeve që nëse do merrte pak kohë, duhet t’i sqaronte.

Ne do e kishim bërë që në momentet e para, do iu vë në dispozicion një dokument që na e ka vënë Basha në Kuvend, që thotë që në 1999 ka punuar si përgjegjës operacional i zyrës së Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte, diçka që Basha e ka thënë dhe e ka deklaruar me dijeni të plotë dhe rezulton që e ka kontaktuar dhe bindur Milaim Bellanicën që t’i dorëzojë atë provë të rëndësishme që do hidhte dritë mbi masakrën e Krushës dhe nuk gjej dot shpjegim pse analistët e Bashës priren që të bindin opinionin publik se masakra e Krushës është sqaruar, fajtorët e Krushës nuk janë ndëshkuar. Komisioni të mbledhë fakte mbi disa çështje që lidhen me Shqipërinë. Pse u kujtuam tani?

Sepse duhet kuptuar qartë që deri pa u ngritur akuza përkundrejt komandatëve, diskutohej se kjo çështje ishte sqaruar njëherë e përgjithmonë. Lulzim Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë dhe në asnjë moment nuk është objekt i punës sonë Lulzim Basha, ai me heshtjen e tij historike konfirmon të vërtetat.

Ndërkohë që shqetësimi ynë lidhet me nevojën që Shqipëria duhet që çështje që nuk ka shqiptarë që të besoj historirat e karakterit të ndodhive të krimeve të luftës në Has apo Kukës dhe shpresoj që Shtëpia e Verdhë është e sqaruar, por të gjitha këto duhen mbledhur sepse në Shqipëri janë kryer hetime të vazhdueshme, në këtë këndvështrim Shqipëria duhet të sqarojë dhe të mbledhë të gjitha faktet për isur edhe një betejë dhe Asamblenë  e Parlamentare të Europës, është jetik një përmbledhje e fakteve dhe pastaj delegacioni ynë duhet të bëjmë një sqarim me pretendimet se përgjatë luftë spaska pasur krime lufte në Shqipëri.

Nuk po rikthehet çështja e Shtëpisë së Verdhë, pse shqiptarët duhet të besojnë Bashën dhe jo Ballanicën, apo Gashin dhe në këtë këndvështrim ku cdo ditë shtohet një dëshmi, zotëria nuk flet. Mes një qytetari të thjeshtë dhe dëshmitari të njohur si Bellanica, kush ka pasur pak interes të ndjekë historinë e Masakrës së Krushës, dua të them që mes të dyve zgjedh Bellanicën, Basha e ka hapësirën që të dalë të sqarojë rolin e tij.

Bëhet fjalë për një material 45 minuta që kur serbët kanë mbërritur në Krushë dhe deri kur janë larguar, ajo që i nevojitet historisë së zbardhjeve të krimeve ka të bëjë me lidhjen mes ekzekutorëve dhe atyre që janë masakruar. Ajo që ka ndodhur në Krushë është që nuk ka një hetim nga Serbia, që ka të bëjë të zhdukurit”, tha Balla.

Lexo edhe :  Lufra në çdo tryezë shqiptare këtë sezon festash, ja receta e Arbana Osmanit

Ai ka komentuar edhe deklaratat e ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Nuk hy në debate me politikat e Kosovës, ka axhendën e saj ne e kemi për detyrë që të ndihmojmë që akuzat për ish- luftëtarët e UCK duhen zbardhur.,

Nuk di si ka pasur mundësi që një gjykatë vendosre të ngrejë akuza për krime që kanë ndodhur në Shqipëri dhe në këtë këndvështrim zbardhja sa më parë mendoj që është në dobi të qartësimit se nuk ka pasur krime lufte nga UCK në territorin shqiptarë, sikurse jam i bindur që s’ka pasur as në territorin e Kosovës”, tha Balla.

Të fundit

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Si e kaluan VIP-at shqiptarë Krishtlindjen? (Foto)

Sot, besimtarët katolikë kremtojnë festën e Krishtlindjes, një ditë e shenjtë që mbledh familjet rreth tryezave plot dashuri dhe gëzim. Ndërkohë, vipat shqiptarë kanë ndarë...

Spiun dhe Bariton

Nga Edison Ypi Banaku televiziv, nuk mundet me qenë manipulativ pa qenë edhe spektakolar. Po s'e bëre spektakolar, banakun s'ta shef njeri me sy. Ai që...

Lajme të tjera

Web TV