Italia kërkon mjekë të huaj për të përballuar emergjencën e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një total prej 5 000 mjekësh shtesë të nevojshëm si rezultat i pandemisë, problemi i mungesës së stafit mjekësor të Italisë është përkeqësuar. Autoritetet shëndetësore thonë se kanë mjaftueshëm ventilatorë për të përballuar valën e dytë, por jo numrin e nevojshëm të mjekëve për t’i përdorur ato.

Problemi me të cilin po përballemi është se vetëm specialistët mund të punojnë brenda njësive të kujdesit intensiv. Kjo përfshin si mjekë të specializuar ashtu edhe infermierë. Sidoqoftë, shifrat nuk janë inkurajuese, na duhen 2 000 mjekë që mund të operojnë me makineritë e frymëmarrjes“, thotë Carlo Palermo, drejtues i Unionit të Mjekëve.

Qeveria ka planifikuar të rrisë numrin e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv nga 5 200 ekzistues në një total prej rreth 11 000. Kjo nënkupton shtimin e më shumë shtretërve ku tashmë ka mungesë të personelit mjekësor, që do të thotë ulje të nivelit të sigurisë dhe cilësisë së trajtimeve.

Në Itali, rajonet mund t’i marrin vetë vendimet kur është fjala për sistemin shëndetësor. Zona si Piemonte dhe Lombardia u kanë kërkuar OJQ-ve ndihmë duke u kërkuar të dërgojnë mjekë nga e gjithë bota.

Shoqata e Mjekëve të Huaj që jetojnë në Itali përfaqëson 77 500 profesionistë të shëndetësisë.

Për ushtrimin e profesionit është kriter nënshtetësia, por për shkak të emergjencës që ka krijuar Covid-19, një dekret i posaçëm lejon aplikimet e të huajve.

Shoqata në fjalë ka kërkuar që kjo lehtësi të shtrihet në të gjithë vendin./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Trump shtrëngon vizat, 55 milionë të huaj nën lupën e Departamentit të Shtetit

Departamenti i Shtetit amerikan ka nisur shqyrtimin e mbi 55 milionë të huajve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara...

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë territore Rusisë për të arritur...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Kristof Valtc, aktori që u bë simboli i ushtarakëve nazist të inteligjencës

Nga Leonard Veizi Hans Landa nuk është thjesht një personazh; ai është një maskë e sofistikuar e pushtetit që flet në shumë gjuhë, buzëqesh me...

Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që...

Lajme të tjera

Web TV