Rama: Akuzat ndaj Bashës për UÇK nuk janë të miat, ai të përgjigjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike për përfshirjen e këtij të fundit se ka qenë hetues gjatë luftës së UÇK-së.

Gjatë konferencës për mediat gjatë ditës së sotme, Rama tha se Basha duhet të dalë dhe të japë sqarim për akuzat dhe jo të heshtë dhe të shmanget për tu përballur me to.

“Unë nuk kam bërë asnjë akuzë, akuzat i bëjnë dëshmitarët. Çdo lider duhet të bëjë një sqarim. Kjo është një gjë që unë kërkoj nga Basha. Duhet të dalë dhe të japë sqarim. Kaq kërkoj unë. Ne si Opozitë në atë kohë votuam kundër, PD-ja në pushtet bashkë me palën tjetër, votuan pro. Të tjerat pastaj, që jo është politike, jo zgjedhjet, jo atë e këtë.

Ai të dalë e të thotë, kam pasur këto arsye, kam bërë këtë e këtë. Kjo nuk funksionon, nuk bëhet duke thënë që Rama ka bërë komplot. Se çfarë bën Edi Rama, e gjykon kushdo përveç Bashës që duhet të dalë e të thotë se çfarë ka bërë ai, jo unë. Ai pretendon të drejtojë shtëpinë e përbashkët, duhet të japë llogari. Nuk do ti ta dish përshembull se çfarë mendon realisht Lulzim Basha nga A-ja tek ZH-ja?

Patjetër që do. Prandaj e ngre këtë çështje, është karakteri i lidershipit që testohet para njerëzve.

Është e pamundur në këndvështrimin tim që një lider politik që kërkon të udhëheqë vendin të bishtnojë. Unë e kam pak të ekzagjeruar këtë tipar, u dal ballë të gjithave. Të lë unë PS-në që të vërë vulën?

Nuk kam unë akuza, akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë dhe shmangia e vazhdueshme për tu përballur me to, nga akuzat apo kundërakuzat mbi ata njerëz që… unë nuk e kuptoj çfarë arsye kanë ata që i adresohen Bashës?

Pse nuk i adresohen dikujt tjetër? Nuk është bindëse që unë qenkam mashtrues…pse? Si mund të jem unë i interesuar që ta akuzoj Bashën deri në fazën që të jetë i papërdorshëm? Nga pikëpamja politike flas. Kjo çështje nuk zgjidhet duke më sharë mua…”, tha Rama.

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV