Serbi/ Zbulohet varri masiv me eshtra të shqiptarëve të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur eshtra të shqiptarëve të Kosovës të vrarë barbarisht nga serbët vite më parë.

Lajmin e konfirmoi Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

Mund të konfirmoj se janë eshtra të shqiptarëve të Kosovës, në Kizhevak të Serbisë”, tha Gërxhaliu.

Në këtë zonë kanë filluar gërmimet prej pesë vjetësh, kurse tashmë kanë hasur në eshtra.

Në tri javët e fundit, kemi qenë çdo javë nga një ekip i Mjekësisë Ligjore dhe i kemi parë. Sapo ka arritur ekipi i tretë me radhë, ka hasur në mbetje kockore”, tha Gërxhaliu.

Tashmë ndryshon procedura e punës sepse tani kalon lënda nga prokurori te gjykatësi në Serbi dhe merren vendimet se si do t’i qasemi. Po ashtu, ndërpritet puna me makineri të rëndë, kalohet në vegla dore”, shtoi ai.

Gjetja e mbetjeve mortore në afërsi të Rashkës po ashtu u konfirmua për radion Evropa e Lirë edhe nga ana serbe.

Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur të Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviq, konfirmoi se mbetjet mortore janë zbuluar dje më 16 nëntor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vapa prish ekuilibrin e trupit, mjekët: Kujdes nga dehidratimi

Ditët e fundit vendi po përballet me temperatura ekstreme të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin,...

Situatë e rëndë nga moti i nxehtë në Francë, mbyllen mbi 1300 shkolla

Për shkak të nxehtit ekstrem në Francë, rreth 1 350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë. Agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” njoftoi...

1 korrik 1555: Admirali osman Turgut Reis sulmon Italinë

Më 1 korrik 1555, admiralit legjendar osman Turgut Reis, një nga komandantët më të famshëm të flotës së Perandorisë Osmane dhe një figurë e...

Horoskopi ditor, 2 Korrik 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet...

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ...

Lajme të tjera

Web TV