DW: Gjermania ndryshon ligjin për mbrojtjen nga infektimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bundestagu dhe Këshilli Federal duan të vendosin mbi bazë më të sigurt ligjore masat që merren në kuadër të pandemisë. Projektligji është i kontestuar. Kundërshtarët e politikës së Coronës kanë paralajmëruar protesta.

Bundestagu këshillohet këtë të mërkurë për të marrë një vendim mbi reformën e ligjit të mbrojtjes nga pandemitë. Me rregulloret e reja duhet që masat e marra për mbrojtjen nga pandemia të vendosen mbi një bazë të sigurtë ligjore. Me këtë projektligj lidhen edhe rregullore si detyrimi për argumentimin e masave dhe ajo e kufizimit kohor të tyre. Mbasditen e së mërkurës për këtë ligj të koalicionit të Unionit CDU/CSU dhe SPD debaton edhe Këshilli Federal.

Ligji për mbrojtjen nga pandemitë është reformuar disa herë me fillimin e pandemisë së Coronës. Ndër të tjera është futur edhe klauzola, se Bundestagu duhet të përcaktojë dhe heqë gjendjen epidemike me përmasa kombëtare. Nëse një gjë e tillë vendoset nga Bundestagu, si në pranverë në parlament, atëherë Ministria e Shëndetësisë merr kompetenca të posaçme për të lëshuar dekrete ligjore, pa qenë nevoja që të vendosë Këshilli Federal.

Me reformën që diskutohet të mërkurën, rregullohen me ligj edhe detaje të tjera. Ndër të tjera parashikohet një paragraf i përcaktuar si 28a, që përshkruan me imtësi, se cilat masat mund të merren nga landet dhe autoritetet e tjera kundër virusit të Coronës. Këtu futen kufizimet e kontakteve, vendosja e rregullit të distancës, detyrimi për maskë në ambientet publike, mbyllja e dyqaneve apo anulimi i evenimenteve – të gjitha masa që u morën në kuadër të pandemisë.

“Kufizime të forta në të drejtat themelore”

Opozita gjermae, shoqatat e ekonomisë dhe juristët e kritikojnë këtë ligj. Ata shohin aty kufizime të forta të të drejtave bazë dhe kërkojnë më shumë të drejtë fjale të parlamenteve (edhe të landeve) për masat e Coronës. Kryetarja e partisë e E Majta, Katja Kipping u shpreh, se projektligji i qeverisë vazhdon përqëndrimin e fuqisë vendimmarrëse në selinë e ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn. E Majta nuk do ta miratojë këtë projektligj, sipas të dhënave të saj. Edhe partia liberale, FDP e refuzon këtë projektligj. “Për ne hapësira e veprimit të qeverisë në ndërhyrjen që bën tek të drejtat bazë është si edhe më parë shumë e madhe”, u shpreh kreu i liberalëve, Christian Lindner.

Lexo edhe :  Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Kundër politikës së qeverisë e landeve kanë bërë thirrje për protesta kundërshtarët e masave të Coronës. Policia është duke u përgatitur për demonstrata, me gjasë edhe protesta të dhunshme. Ministria e Punëve të Brendshme nuk lejoi protestat direkt para Bundestagut dhe Këshillit Federal. Mohuesit e Coronës e krahasojnë ligjin për mbrojtjen nga pandemitë me ligjin e vetëfuqizimit (ligji i vitit 1933, ku Rajshtagu shfuqizoi vetveten dhe i dha Hitlerit mundësinë për të marrë vendime e lëshuar ligje duke i dhënë kështu pushtet të plotë nazistëve e forcuar diktaturën nacionalsocialiste, shën.red.)

Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil shkroi. “Ligji i vetëfuqizimit? Njerëz, nuk e keni seriozisht apo jo?” Kurse kreu i degës së landit, CSU, Andreas Dobrindt foli për një gënjeshtër keqdashëse, nëse kritikët ligjin e qeverisë e barazojnë me “ligjin e vetëfuqizimit” të nazistëve. Nuk bëhet fjalë për t’i hequr të drejta parlamentit, por për ta forcuar atë.Tek shumë deputetë gjermanë kanë vërshuar E-maile kritikë kundër ligjit të mbrojtjes nga infektimet. Shumica e E-maileve kanë pasazhe të njëjta në tekst./DW/

l.m/Fjala.al

Të fundit

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti...

Politikat e migracionit në Gjermani, Angela Merkel jep komentin e saj

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien "Do t'ia dalim mbanë". Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për studentet fitues të cilët janë ata ekselentët që do jenë dhe mjekët e ardhshëm. Kriteri kryesor për të...

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve dhe gazetarëve ishin "të patolerueshme". Sipas...

Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi sot në spitalin Nasser. Sipas mediave të huaja, udhëheqësi...

Lajme të tjera

Web TV