Jonida Vokshi i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve: Investim për shëndetin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jonida Vokshi, aktorja dhe moderatorja e dashur për publikun, mbolli në Parkun e Liqenit të Tiranës një pemë për 5 mujorin e vajzës së saj, Emit. Prezantuesja e njohur televizive zgjodhi një manjolë për vajzën e vogël, të cilën e mbolli në Kodrën e Shën Prokopit, pranë Amfiteatrit të Tiranës, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Për mua ishte kënaqësi shumë e madhe! Bravo që e nxisni këtë sepse në fund të ditës, në qytetin ku kemi lindur, jemi rritur, po lindim dhe po rrisim fëmijët tanë, ku ka më mirë sesa jeta e shëndetshme. Jetë e shëndetshme nuk është vetëm ajo që bëjmë individualisht, mënyra si ushqehemi, lifestyle, por mbi të gjitha, është edhe kolektivja, ku duhet të kontribuojmë, dhe ky është një investim shumë i mirë për shëndetin”,tha ajo.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nëse të gjithë bëhen bashkë në këtë nismë, ndryshimi vjen. “Kur mbjell një pemë, dikush mund të thotë:‘ një pemë në një pyll kaq të madh, nuk ka asnjë vlerë’, por ku e bëjnë mijëra njerëz përditë, do të kemi mijëra pemë. Ne e bëmë prej 5 vitesh me shumë dashuri. Nuk është një pikë në oqean, por janë disa pika që e mbushin të gjithë këtë det të mirësisë, që ne duam të kultivojmë në qytetin tonë”, tha ai.

Veliaj kujtoi si ka qenë para 5 vitesh Amfiteatrin e Liqenit dhe si është sot. Madje, në Kodrën e Shën Prokopit nuk kishte asnjë pemë, por që sot po kthehet në pyll. Ai shtoi se të njëjtin transformim do të ketë edhe Kisha, e cila do të rikthehet në identitet.

“Më kujtohet ky Amfiteatër kur morëm detyrën para 5 vitesh: pllakat e thyera, karrige e gurit po ashtu, çdo gjë ishte vandalizuar dhe shkatërruar. Më vjen mirë që, pas Amfiteatrit, do ta ketë radhën Kisha e Shën Prokopit. Kur prindërit tanë kanë qenë fëmijë, pra periudha fill pas lufte, kjo njihej vetëm si kodra e Shën Prokopit. Më vjen mirë që kemi vendosur ta rikthejmë edhe Kishën siç ka qenë, por tani jo kodra vetëm me Kishën, por kodra me Kishën, një pyll, Amfiteatrin dhe liqenin e pastruar”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

l.m/Fjala.al

Të fundit

Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një...

Makbeth bëhet një mjuzikël i përgjakshëm në festivalin e Edinburgut

Lady Macbeth në mbrojtje krahu bashkon komedinë e zezë, këngët dhe atletizmin, ndërsa një lojtare e re e netbollit përballet me ambiciet e saj...

Proda takohet me homologun turk në Stamboll: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në një vizitë në Stamboll, ku është takuar me homologun e tij turk, Mahmut...

Fantazia e re e Berishës: Votat e emigrantëve u mbytën në Adriatik!

Kryetari i partisë Demokratike doli sot përsëri në një konferencë për gazetarët, që prej dy muajsh e ka kthyer në një ritual të përditshëm,...

KQZ jep vendimin për PSD/ ‘Shkrihet’ lista e mbyllur, kush e merr mandatin në Tiranë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje ka pranuar kërkesën e kandidatëve të Partisë Social Demokrate, të cilët kanë hequr dorë nga vullneti i tyre...

Lajme të tjera

Web TV