Kombëtarja harron Covid-in/ Festë e çmendur me Presidentin Duka në dhomat e zhveshjes (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit Edy Reja triumfoi ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3-2, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kombeve.

Një festë totalisht e merituar për lojtarët e kombëtares kuqezi, pas përmbushjes së misionit për 2 fitore në 2 ndeshjet e fundit, asaj përballë Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, shpërtheu festa në dhomat e zhveshjes.

Lojtarët u përshëndetën të gjithë personalisht nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili i dha grushtin futbollistëve.

Por pas kësaj, ata u mblodhën të gjithë sëbashku më pas duke kërcyer.

https://streamable.com/1f8wnd

Golat në fitoren e sotme u shënuan nga Sokol Cikalleshi dhe Rei Manaj.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV