Librazhd/ Balla dhe Kushi shpërndajnë tableta dixhitale në shkollën e mesme: Së shpejti nis rikonstruksioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga objektivat më të rëndësishëm të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë është mbështetja në mënyrë të veçantë e nxënësve të klasave kolektive.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe kanë vijuar me shpërndarjen e tabletave dixhitale në këto klasa kolektive, në shkollën e mesme të bashkuar “Muhedin Sherifi” në Polis të Librazhdit.

Falë partnerëve tanë dhe donatorëve, ne kemi garantuar jo vetëm këtu, por në të gjithë Shqipërinë tableta dixhitale për nxënësit e klasave kolektive, në mënyrë që t’i përforcojnë akoma më shumë njohuritë e tyre edhe nëpërmjet platformës akademi.al”, është shprehur ministrja Kushi.

Ndërsa Balla në fjalën e tij e vuri theksin në nevojën që kjo shkollë ka për rikonstruksion.

Deri tani janë rikonstruktuar shkollat me numër më të madh nxënësish ndërsa tashmë ka ardhur radha edhe e kësaj shkolle. Një vit më parë në Polis u invetua në rikonstruksionin e rrugës dhe vitin e ardhshëm do të investohet në këtë shkollë.

Tashmë shkollat rikonstruktohen me standarde të njëjta në të gjithë vendin, qytet e fshat. Edhe kjo shkollë do të ketë të gjitha kushtet për të garantuar një zhvillim mësimi normal”, deklaroi Balla.

Ndërkohë ministrja Kushi u shpreh e kënaqur nga respektimi i masave anti-Covid në këtë shkollë, që në hyrje, por edhe brenda në të gjitha klasat./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme...

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi...

Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Tensioni i lartë i gjakut është një diagnozë e shpeshtë gjatë kontrolleve rutinë dhe lidhet me një rrezik më të madh për infarkt, goditje...

Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Banorët e fshatrave Spanesh dhe Kazie në Rrogozhinë kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të flakëve që rrezikojnë seriozisht jetën...

Gjoba për ata që shikojnë përmbajtje të piratuar në Greqi është deri në 5,000 euro

Në Greqi kanë hyrë në fuqi dënime të reja për qytetarët që përdorin shërbime IPTV të piratuara, dhe shumat janë shumë më të larta...

Lajme të tjera

Web TV