Paska kaq shumë, njihuni me efektet e dobishme të kivit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kivit janë fruta të vogla që kanë shije të mirë dhe shumë përfitime shëndetësore. I gjithë fruti i kivit është i ngrënshëm, përfshirë dhe lëkurën e tij, por shumica e njerëzve preferojnë ta qërojnë para se ta hanë.

1.Ndihmon në trajtimin e astmës

Sasia e madhe vitaminës C dhe antioksidantëve që përmban kivi mund të ndihmojnë në trajtimin e astmës. Një studim i vitit 2010,zbuloi se konsumimi rregullisht i kivit ka efekt pozitiv në funksionin e mushkërive. Frutat e freskëta si kivi mund të reduktojnë problemet me frymëmarrjen tek fëmijët.

2.Ndihmon në tretje

Kivit përmbajnë shumë fibër, që është shumë e mirë për tretjen. Këta fruta përmbajnë gjithashtu një enzimë proteolitike që quhet aktinidin, e cila ndihmon në zbërthimin e proteinave.

3.Përmirëson sistemin imunitar

Kivit përmbajnë shumë vitaminë C. Një filxhan kivi siguron 273% të sasisë së rekomanduar ditore për këtë vitaminë. Vitamina C është një nutrinent bazik për sa i përket përmirësimit të sistemit imunitar, duke reduktuar mundësinë për zhvillimin e gripit apo sëmundjeve të tjera të ngjashme.

4.Redukton mpiksjen e gjakut

Një studim nga Universiteti i Oslos zbuloi se ngrënia e dy deri në tre kivi në ditë, ul në mënyrë domethënëse riskun për mpiksjen e gjakut. Gjithashtu u zbulua se kivit reduktojnë  sasinë e yndyrave në gjak. Studiuesit  e krahasuan efektin e kivit me efektin e një aspirine në ditë.

5.Mbron ndaj humbjes së shikimit

Arsyeja kryesore e humbjes së shikimit është degjenerimi i makulës, dhe kivit mund t’ju ndihmojnë që t’i mbroni sytë nga kjo. Ngrënia e tre racioneve kivi në ditë, e redukton degjenerimin e makulës me 36%. Nivelet e larta të zeaksanthinës dhe luteinës besohet që kontribuojnë për këtë efekt./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV