Qeveria miraton paketën për rimbursimin e ilaçeve, ja shuma që do të përfitojnë të prekurit nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot paketën për rimbursimin e barnave për trajtimin në shtëpi të personave të sëmurë me koronavrius.

Rimbursimi do të behet sipas dy skemave, në përputhje me formën e sëmundjes.

Sipas vendimit, për formën e lehtë të sëmundjes, vlera e rimbursimit do të jetë jo më shumë se 1650 lekë të reja.

Ndërsa për formën e mesme të sëmundjes, rimbursimi do të jetë jo më shumë se 10900 lekë të reja.

Do të jetë mjeku i familjes që, për personat e infektuar, në përputhje me formën e sëmundjes, do të lëshojë recetën me rimbursim.

“MIRATIMIN E PAKETËS SË BARNAVE PËR TRAJTIMIN AMBULATOR NË BANESË TË PERSONAVE TË DIAGNOSTIKUAR ME COVID-19, QË DO TË FINANCOHET NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  2. Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
  3. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.
  4. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.
  5. Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  6. Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.
  7. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  8. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në vendim.

Lexo edhe :  Dita sot me vranësira, ulen temperaturat në vend

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Gjykata Europiane i jep “goditje” marrëveshjes Itali- Shqipëri më emigrantët!

“Përcaktimi i vendeve të treta si vende me origjinë të sigurt duhet të rishikohet në mënyrë efektive nga gjykata.” Kështu...

Momenti heroik/ Ushtari i plagosur i ikën rusëve me biçikletën që ia sjell droni

Momenti i jashtëzakonshëm kur një ushtar ukrainas i plagosur, i cili kishte mbetur i bllokuar për disa ditë pas vijave armike, arriti të shpëtojë...

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-Presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datë 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve. Meta,...

Pas më shumë se dy dekadash, shitet për këtë çmim çorapja e Michael Jackson!

Një nga çorapet e famshme të Michael Jackson, të cilën ai e ka veshur gjatë një prej koncerteve të tij legjendarë, është shitur në...

Nga 500 deri në 5 mijë lekë më shumë, sa do rriten tarifat kadastrale!

Një udhëzim i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i miratuar më 30 maj 2025 tashmë i publikuar në faqen zyrtare të institucionit,...

Lajme të tjera

Web TV