Rama inspekton spitalin e ri në Durrës: Le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin fjalë të keqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar spitalin e ri të fëmijëve në Durrës.

Kryeministri i vendit Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar mesditën e sotme spitalin e ri të fëmijëve në Durrës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama nuk ka kursyer thumbimet ndaj opozitës duke shkruar se me pamjet nga spitali le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin fjalë të këqija.

Më tej ai shton se është krenar që qeveria po ndërton spitale që para 7 vitesh as më optimisti nuk i imagjinonte teksa premton se do të vijojë punën pa pushim.

“?Durrës – Shikojeni Spitalin e Ri të Fëmijëve dhe urdhëro le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe!

Jam shumë krenar që kjo qeveri po ndërton spitale e po rindërton struktura të tëra shëndetësore, të cilat para 7 vjetësh as më optimisti nuk i imagjinonte dot se mund t’i shihte ndonjëherë në Shqipëri!

Dhe do të vazhdojmë, papushim, me mund e me durim, t’ia kthejmë krejtësisht faqen shërbimit tonë shëndetësor, por ndërkohë, fakti është se në këto 7 vjet kemi bërë më shumë se në dekada të tëra bashkë, për #ShëndetësinëqëDuam?

#ShqipëriaqëDuam??☀️”, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV