“Seks me mua dhe shokët, ose…”! Si kërcënohej vajza e përdhunuar në Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Kukësit ka lënë në burg përdhunuesin e një vajzë të mitur, Igli Ç., si dhe vëllain e vajzës së abuzuar seksualisht, pasi ky i fundit ka rrahur me shufër hekuri autorin e dyshuar, që kishte abuzuar me motrën e tij.

Ky rast është i ngjashëm me atë të Kamzës, për sa i përket shantazhit dhe detyrimit të një vajze të mitur për të kryer marrëdhënies seksuale dhe me persona të tjerë, shokë e miq të djalit me të cilin vajza kishte shkuar në fillim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 13 tetor 2020 në një fshat të Kukësit, ndërsa dy ditë më parë gjykata e Kukësit, ka vendosur të mbyllë në burg, Igli Ç., për akuzën e “Kryerjes së marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitura” dhe vëllain e vajzës për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Sipas hetimeve të kryera nga policia e Kukësit, ka rezultuar se vajza e mitur është abuzuar seksualisht 3 herë nga Igli Ç. Në dëshminë e saj, vajza e mitur ka treguar se dy herët e para që ka kryer marrëdhënie seksuale me Iglin ka qenë pa dëshirën e saj, por ai ka ushtruar dhunë fizike për të arritur qëllimin e tij, sipas Shqiptarja.com.

Ndërsa herën e tretë, vajza ka treguar se ka shkuar vetëm, pasi donte që Igli të mos tregonte dhe fliste me askënd se çfarë kishte ndodhur. Vajza ka pohuar se të treja herët kur ka kryer marrëdhënie janë shënuar në muajin korrik 2020, në një shtëpi të braktisur, ku nuk jetonte njeri.

Vajza ka treguar në polici, se abuzimin seksual ia ka treguar vëllait të saj para dy javëve, ndërsa në 13 nëntor vëllai i saj ka dhunuar në mes të rrugës me një shufër hekuri personin që kishte abuzuar me të.

Sipas rrëfimit të vajzës, ajo i ka treguar vëllait të saj, pasi Igli pas kryerjes së marrëdhënies, e ka kërcënuar se nëse ajo nuk do shkonte me njerëz të tjerë të afërt dhe shokë të Iglit, do i tregonte familjes së saj dhe se të njëjtën gjë do t’ia bënte dhe motrës së saj.

Lexo edhe :  Gëzohuni ditëve të fundit me diell/ Meteorologia tregon kur rikthehen reshjet e shiut

Sipas vajzës, dijeni për abuzimin seksual kanë pasur dhe dy shokë të Iglit. Ndërsa faktin se përse vajza nuk ka treguar në familje për abuzimin seksual, ka qënë pikërisht frika se mos shkaktonte konflikte në familje.

Pasi ka treguar në familje se çfarë ka ndodhur, vëllai i saj, ka dalë në rrugë me një shufër hekuri dhe sapo ka parë Igli Ç., e ka goditur këtë të fundit disa herë me hekur, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Në dëshminë e tij dhënë para gjykatës, vëllai ka treguar se e ka goditur me hekur Iglin, pasi sapo e ka parë në rrugë, ka ndjerrë mllef dhe urrejtje për atë person, pasi ai kishte abuzuar seksualisht me motrën e tij.

Ndërsa vetë Igli Ç., i ka thënë policisë duke pranuar se kishte shkuar vetëm dy herë me 16-vjeçaren por me dëshirën e saj, dhe jo me dhunë.

“Kam kryer marrëdhënie me vajzën në muajin korrik 2020, pasi ajo më është ulur në prehër dhe më ka puthur befasisht dhe në këtë moment unë i kam thënë: “Çfarë është kjo”, ndërsa vajza ma ka kthyer duke më thënë: ”që herën e parë që të kam parë të kam pëlqyer, por s’mund ta shprehja”.

Ky rrëfim i dhënë nga Igli është i dyti i tij dhënë para policisë, ndaj nuk është marrë shumë i besueshëm nga gjykata dhe policia, pasi në rrëfimin e parë, ai ka mohuar çdo gjë në mënyrë kategorike.

Ndaj dhe gjykata e Kukësit dy ditë më parë vendosi caktimin e masës së “arrestit në burg” për të dhe “arrest në burg” për vëllain e vajzës për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Të fundit

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli,...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Zgjedhjet/ Katër emrat e kryebashkiakëve që do të lënë mandatin për t’u bërë deputetë

Kur na ndajnë thuajse dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, ethet e listave të partive politike kanë nisur. Të gjithë shpresojnë ta shohin veten...

Lajme të tjera

Web TV