Valteri: Vetëm një gomar e beson që Basha zhduku kasetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halit Valteri, një kritik i kreut të PD, Lulzim Basha, tha se për çështjen e kasetës ai nuk e beson se Basha mund të ketë zhdukur atë kasetë.

I ftuar në emisionin “Arena”, Valteri theksoi se vetëm një gomar do ta besonte këtë gjë.

“Akuzohet lideri i opozitës shqiptare si tradhtar i kombit, dhe njeriu që çoi ata 4 komandantët e luftës drejt Hagës.

Vetëm një gomar do ta besonte se Lulzim Basha kishte në dorë të merrte një kasetë dhe ta zhdukte atë, ku dihet shumë mirë se UNMIK, ka pasur rregulla strikte dhe ka qenë shumë i organizuar dhe një përkthyes mund të zhdukte prova shumë të vlefshme, pasi aty iu pasqyrua botës gjenocidi serb, aq më tepër që dëgjojmë një dëshmitar që natën flas me të vdekurit dhe pi një cigare, dhe ditën akuzon liderin e opozitës.

Bashën nuk duhet ta kritikojmë për një ngjarje të 20 viteve më parë por për atë që po bën me drejtimin e Partisë Demokratike.”, u shpreh ai.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV