Cikalleshi: Ende larg rekordit kuqezi, Bogdani: Freno pak, Sokol, se do ta thyesh shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është aktivizuar vetëm 64 minuta, por kaq i ka mjaftuar për të realizuar dy gola, duke e çuar në 10 totalin e shënuar me fanellën kuqezi, por edhe të shpallet, sipas shumë specialistëve, edhe lojtari më i mirë i ndeshjes që Shqipëria fitoi të mërkurën me Bjellorusinë.

Sokol Cikalleshi ishte padyshim një nga më të mirët e ndeshjes, me 2 golat e realizuar në përballjen ndaj Bjellorusisë dhe, duke folur pas ndeshjes, ai nuk e fshehu kënaqësinë.
“Sot ishte një ndeshje që duhet fituar dhe duhet të shënonim sa më shpejt, – ka deklaruar sulmuesi kuqezi.Jam në një moment të mirë si te Kombëtarja dhe në Turqi. Po punoj fort të mbaj këtë rritëm. Duhet të bëj dyfishin e punës, dyfishin e përqendrimit për të qëndruar në këtë nivel. Ajo që duhet theksuar këtu është se, në fakt, ky grup ka qenë me ekipi poshtë nivelit tonë. Vetëm Bjellorusia është ekip që duhet të vlerësohet maksimalisht”

I pyetur mbi rekordin e shënimit në Kombëtare, që mbahet nga Erjon Bogdani, kavajasi shtatlartë u përgjigj: “Është një objektiv për të ardhmen por jam akoma larg. Respekt maksimal për Erjonin. Një nga sulmuesit më të mirët të Kombëtares. Jo pa meritë e mban atë pozicion. Do kisha mundësi më të mëdha për të shënuar me këto ekipe. Do të vazhdoj të jem i përqendruar për ta mbajtur këtë nivel, sepse nuk është e lehtë. Duhet të vazhdoj kështu.”
“Bogdani është nga ata persona që do të jetë i kënaqur për cilindo që do ta arrijë apo di ti afrohet rekordit të tij, – ka vijuar ai. – Po luftojmë për të mundur më të mirin (Bogdanin). Futbolli ka ulje dhe ngritje. Jam në moment të mirë. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë.” Ndërkaq, në lidhjen direkte në RTSH, vetë Bogdani ka bërë një batutë me Cikalleshin, duke iu lutur ta ulë pak ritmin, sepse me këtë rendiment shënimi, do t’ia thyejë shumë shpejt rekordin në Kombëtare.

Lexo edhe :  Gjithçka e kryer, Milan arrin akordin me Club Brugge për Ardon Jasharin

l.m/Fjala.al

Të fundit

Qyteti spanjoll ndalon festimin e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

Autoritetet lokale të qytetit Jumilla në Spanjë kanë ndaluar komunitetin mysliman që t’i shfrytëzojë hapësirat publike, si qendrat apo...

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49...

Apollonia dhe Bylisi, grekë apo ilirë?/ Një përgjigje nga Neritan Ceka

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i vjetër, i mbajtur gjallë më shumë nga interpretimet politike...

Stanislavski, portret i një reformatori të shpirtit skenik

7 gusht 1938 – Vdekja e mjeshtrit të skenës Nga Leonard Veizi Nëse teatri është pasqyra ku shpirti njerëzor shfaqet i zhveshur, pa mburoja dhe...

Dua Lipa ndan prapaskenat e “Sunny Hill”/ Kur e nisëm si ide ishte ‘e frikshme’!

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj personale Service95, ku ndan me ndjekësit...

Lajme të tjera

Web TV