COVID-19/ Shtohen testimet, 2574 tamponë në një ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga testimet e kryera vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar me Covid 711 persona, ndërsa fatkeqësisht humbën jetën 9 pacientë. Edhe Kosova në momente të vështira, 11 të vdekur dhe 720 raste të reja me koronavirus.

Rekord shifrash të infektuarish me Covid janë konfirmuar këtë të mërkurë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 711 raste të reja dhe kanë humbur jetën 9 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se nga 2574 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi, kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 711 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është drejtuar të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

“Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19”, thuhet në qëndrimin zyrtar të institucionit.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Me këtë rast Ministria e Shëndetësisë ka afishuar edhe një herë numtar e telefonit: Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika

Testime totale 163,025

Raste pozitive 29,837

Raste të shëruara 14,216

Raste Aktive 14,975

Humbje jete 646

Trajtimi i Covid në banesë Rama: Rimbursohet 100% paketa bazë

Qeveria ka vendosur rimbursimin 100% të paketës bazë të trajtimit ambulator në banesë për personat e prekur nga Covid-19.

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se financimi antiCovid nga buxheti i shtetit në kuadër të këtij vendimi shkon në 1.2 miliard lekë. Ky vendim është një mbështetje direkte për qytetarët, që do të përfitojnë paketën bazë të trajtimit për simptomat e COVID-19, sipas udhëzimit të rifreskuar të mjekëve të familjes, të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Lexo edhe :  Vlorë/ Gjendet pistoleta me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten në shtëpinë e gjyshërve

Konkretisht janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliardë lekë nga qeveria shqiptare. Skema 1 e trajtimit përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni, ndërsa skema 2 përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov 2.

COVID-19 hyn në Burgun e Beratit dhe Spitalin Rajonal, mjeke dhe infermiere të infektuar

COVID-19 ka zaptuar Burgun e Beratit, ku vetëm një ditë më parë janë regjistruar 4 të infektuar. Të infektuarit janë një gardian, një operator shërbimi, një kuzhinier dhe një inspektor. Mësohet se të infektuarit brenda IEPV-së Berat janë kontakte të rasteve të mëparshme të të infektuarve brenda këtij institucioni.

Infektimet nga Covid-19 janë përhapur edhe në Spitalin Rajonal të Beratit, ku vetëm në Repartin e Karantinës Covid-19 rezultojnë “pozitive” një mjeke infeksioniste dhe një infermiere, ndërkohë që sot janë konfirmuar “pozitive” edhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr.2 në Berat. Të infektuar me koronavirus janë regjistruar edhe në Prokurorinë dhe Gjykatën e Beratit.

Një prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat ka rezultuar sot “pozitiv” me SarsCov-2. Edhe në Gjykatën e Rrethit të Beratit 2 punonjëse janë konfirmuar të infektuara, ndërkohë që Gjykata është e mbyllur prej një jave dhe funksionon vetëm për gjyqet me karakter urgjent. Infektimet nuk kanë njohur ulje as në kopshte e shkolla, ku edhe regjistrohen të infektuar.

Pas infektimit disa ditë më parë të 5 mësuese në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat, sot 2 mësuese të tjera në këtë shkollë janë konfirmuar “pozitive”. Ditën e sotme një sanitare në kopshtin “Barrikadë” në Berat është prekur nga koronavirusi dhe kopshti është mbyllur për një periudhë të pacaktuar, deri në mbërritjen e përgjigjeve që i janë bërë të gjithë stafit të kopshtit që ndodhet i karantinuar.

Burime nga ISHP-ja Berat bëjnë me dije se pas dezinfektimeve në Burgun e Beratit janë mbyllur disa sektorë, është mbyllur Qendra Shëndetësore Nr.2 dhe kopshti “Barrikadë”.

Kosovë/Sërish shifra të larta, 11 të vdekur dhe 720 raste të reja me koronavirus

11 të vdekur dhe 720 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në Kosovë. Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV