Meta: Urime kuqezinjve për shpirtin luftarak! / Duka: Fitore e madhe, në çastin e duhur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e kuqezinjve, 3-2 ndaj Bjellorusisë, që bëri që Shqipëria ta mbyllë fushatën e Ligës së Kombeve në vendin e parë në grupin e 4-t të Ligës C, e ka entuziazmuar edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Shtetit reagoi në rrjetet sociale, duke përgëzuar ekipin kuqezi, veçanërisht sulmuesin Sokol Cikalleshi, i cili ka shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja, duke realizuar dy nga tre golat e fitores ndaj Bjellorusisë.

Sulmuesi kavajas ka realizuar 4 gola në 6 ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Në mesazhin e tij, pas fitores së Shqipërisë me Bjellorusinë, Presidenti Meta shkruan:

“Cikalleshi është i paparë! Premton një dhe bën dy! Urime kuqezinjve tanë!”
“Shqipëria e para! Urime kuqezinjve për shpirtin luftarak!” – përfundon mesazhi i kreut të shtetit. Ndërkaq, pas fitores ka reaguar në rrjetet sociale edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Fitore e madhe, që erdhi në çastin e duhur, – shkruan kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar. – Sot djemtë kuqezinj na dhuruan emocione, sakrificë, kualitet, gola dhe mbi të gjitha për ngjitjen një grup më lart në Ligën e Kombeve të Evropës.

“ Një objektiv i realizuar. Ndjehem krenar për kombëtaren dhe stafin e saj. Krenar për arritjet e futbollit shqiptar. Historia vazhdon…”, – përfundon mesazhi i presidentit të FSHF-së.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV