Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim kërkon që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda këtij viti.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të vazhdojnë punën me urgjencë.
Kim risjell në vëmendje një postim të saj më 19 nëntor, pasi Presidenca dhe Parlamenti publikuan listat e tyre përkatëse të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
“Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit JAC për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Drejtuesit duhet të përmbushin premtimin për drejtësi për popullin shqiptar”, shkruan Kim./Bl.Ba/Fjala.al