Përfundon greva e minatorëve në Trepçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë përfunduar grevën, pasi që iu është konfirmuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit se pagat për muajin tetor do të transferohen në llogaritë e tyre.

Ndërprerjen e grevës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

“Greva ka përfunduar, minatorët kanë dalë nga miniera aty ku kanë qëndruar disa, nga dita e mërkurë e disa që nga mëngjesi i ditës së sotme. Greva është ndërprerë pasi që janë informuar se pagat do t’iu dalin në xhirollogari”, tha Osmani.

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça”, u futën në grevë të mërkurën, pasi që nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

Pas kësaj situate të krijuar, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, dha dorëheqje.

Pas dorëheqjes së Vrajollit në këtë detyrë është emëruar Enes Muzaqi.

Qeveria e Kosovës më 13 nëntor ka konfirmuar se ka ndarë mbi një milion euro për kombinatin metalurgjik “Trepça”, si zgjidhje për t’i tejkaluar problemet financiare, në të cilat ndodhet aktualisht kjo ndërmarrje.

“Trepça” është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje./rel

Të fundit

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken si dy...

Si ChatGPT nxiti burrin të vrasë nënën, dhe veten në një qytet luksoz

Një ish-menaxher i shqetësuar i Yahoo vrau nënën e tij dhe më pas veten, pas muajsh ndërveprimesh iluzive me “mikun më të mirë” të...

Tërmeti në Afganistan/ Numri i viktimave kalon 1.400

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa numri i të vdekurve...

OBSH jep alarmin: Mbi 1 miliard njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht ankthi dhe depresioni, të cilat janë çrregullimet më të zakonshme,...

Për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur, humb jetën

Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një turist francez ka humbur jetën pas...

Lajme të tjera

Web TV