Rama: Së shpejti do të fillojë puna në kantierin e parë të energjisë diellore në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama, deklaroi se me Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit, do të krijohet një mundësi për zhvillimin e ekonomisë dhe se do t’i jepet më shumë hapësirë turizmit.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se është konkluduar marrëveshja me Emiratet e Bashkuara për lagjen e re në zonën e Spitallës: “Kemi konkluduar marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara për lagjen e re në zonën e Spitallës për pallatet e reja që do të ndërtohen. Është vendosur që do të ndërtohen po aty ku kanë qenë pas goditjes që morën më 26 nëntor”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama: 

“Një event i rëndësishëm për ekonominë tonë, për forcimin e imazhit si vend në një kohë kur e gjithë bota ka një shqetësim të jashtëzakonshëm lidhur me burimet e energjisë. Është me rëndësi sepse lidhet drejtpërdrejt më zhvillimin e një zonë që ka një rëndësi për zhvillimin e  ekonomisë. Me këtë proces i hapet rruga një tjetër parku, pas atij të Karavastasë. Së shpejti do të fillojë puna në kantierin e parë të energjisë diellor në Shqipëri.

Në anë të këtyre zhvillimeve pjesë e këtij mozaiku është zona e re e lirë ekonomike për të cilën është folur shumë herë. Tani shohim që interesi është i lartë edhe pse kjo periudhë e pandemisë ka ndërlikuar shumë procese. Ka bllokuar procese të rëndësishme për ne.

Në këtë mozaik ne besojmë që është themelore vendosja e gurit të këtij parku Fotovoltaik që vjen pas suksesit jo të vogël të arritur në ankandin ndërkombëtar të Karavastasë. Besojmë shumë që do të kemi një tjetër sukses dhe do të zgjerojmë kapacitetin e prodhimit të vendit me një burim tjetër energjie.

Po aty është edhe Parku i Porto Romanos i cili po merr formë dita ditë dhe shpresoj të jetë destinacion i ri, pasi do të ofrojë një hapësirë të re  dhe do të jetë një transformim historik. Nga gangrena e plehrave, si një katastrofë mjedisore në mes të Evropës në një shëmbëlltyre dhe të një vizioni për të ardhmen e këtij vendi.

Shpresoj që do të jemi këtu përsëri, për ë zhbllokuar procesin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës të cilën e konsideroj një tjetër gur shumë të rëndësishëm, në mozaikun e përgjithshëm që ta kemi si një realitet të plotësuar. Ju them të gjithëve së punët nuk fillojnë kur bëhen publike, por kur ndërtohet të gjitha proceset, kur negociohen kontratat…Besoj që është një punë që do të  na japë sukses.

Kemi konkluduar marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara për lagjen e re në zonë e Spitallës për pallatet e reja që do të ndërtohen. Është vendosur që do të ndërtohen po aty ku kanë qenë pas goditjes që morën më 26 nëntor”, tha më tej Rama.

Lexo edhe :  “Mezi pres të dëgjohem!”/ Rama mbledh Grupin e PS për deputeten Bushka

l.m/Fjala.al

Të fundit

Bebe Rexha reagon pas përhapjes së fotove në gjendje jo të mirë

Bebe Rexha ka reaguar e indinjuar pas publikimit të disa fotove të saj që qarkulluan në rrjet, ku shihej...

Veliaj zbardh detaje nga seanca në GJKKO: Im bir, jetim me vendim gjykate!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka zbardhur detaje nga seanca...

Silvinjo do të largohet nga Shqipëria? Tekniku kuqezi është kontaktuar nga…

Ka pasur shumë spekulime për një kalim të mundshëm të trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, në klubin brazilian Botafogo. Thuhet se pronari i klubit...

Në Vlorë nis plazhi, vlonjatët: Kemi vite që lahemi në dimër, nuk na kap asnjëherë gripi

Moti me diell dhe temperaturat deri në 20 gradë Celsius të këtyre ditëve të dimrit, i ka kthyer vlonjatët e apasionuar pas notit më...

Festa u kthye në tragjedi/Kush ishte studentja që humbi jetën nga aksidenti në Librazhd

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një çift nga Mamurrasi është përfshirë në një përplasje me një kamion me targa...

Lajme të tjera

Web TV