Zgjedhjet në SHBA/ CIA e përfshirë në manipulimin e votave (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Provat se zgjedhjet e zhvilluara me tre nëntor në SHBA u karakterizuan nga manipulimi i votave, janë në rritje.

Anëtarë të Komunitetit të Inteligjencës kanë paralajmëruar se mbrapa përpjekjeve për të ndërhyrë në sistem mund të ketë qenë vetë CIA.

Gjenerali i Forcave Ajrore, tashmë në pension, Thomas McInerney ka thënë se dy programe softuerike të quajtura hammer dhe scorecard, po përdoren nga demokratët si mjet për të vjedhur votat.

‘’Njerëzit duhet të kuptojnë se këto programe janë përdorur për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve 2020. Për herë të parë në historinë amerikane është përdorur masivisht krimi kibernetik duke ndikuar drejtpërdrejt te votat,’’ shprehet McInerney.

Ai thekson se programi është dizenjuar gjatë mandatit të parë të presidentit Bush. Hammer është një softuer mbikëqyrjeje i zhvilluar nga CIA në vitin 2013. Programuesi është Dennis Montgomery, islamik radikalist. Scorecard është një program që u zhvilluar për CIA, që manipulon rritjen automatike të votave.

Sipas McInerney, fillimisht scorecard u përdor në shtetet e betejës dhe se është shpjegimi për kthimin e rezultatit në mëngjesin e 4 nëntorit pro Biden.

Scorecard është përdorur dhe në shtete të tjera, për të favorizuar kandidatë të caktuar për president. Gjatë presidencës së Obamës ky program u kthye në një mjet favorizues të së majtës.

Mbetet një softuer ilegal dhe me mbështetjen e tij, jo vetëm që u përdor së fundmi për të diskredituar Trump, por rrezikoi dhe zgjedhjet në vitin 2012 e 2016.

McInerney paralajmëron se provat duhen paraqitur sa më shpejt në gjykatë, në të kundërt do të ketë pasoja të mëdha në zgjedhjet e ardhshme.

‘’Nëse republikanët humbasin këto zgjedhje, nuk do të mundin të fitojnë kurrë më dhe ndikimi komunist sovjetik do të ndihet kudo në SHBA,’’ përfundon McInerney. /OANN/Re.D/Fjala.al

Lexo edhe :  Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Të fundit

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë 59 nga 140 deputetët e rinj, teksa rinumërimi i disa votave po...

Nuk e mbajnë këmbët, kryeminstri britanik për pak rrëzohet duke dalë nga zyra (VIDEO)

Kryeministri britanik Keir Starmer u pengua dhe për pak sa u rrëzua në shkallë teksa po dilte nga godina nr. 10 e Downing Street-it...

Ditët e nxehta të verës, Policia Bashkiake shpërndan ujë për qytetarët në Shkodër

Që prej qershorit vendi ynë është përfshirë nga i nxehti përvëlues, ku dita e sotme shënoi kulmin e saj me temperatura ekstreme. Kështu në këto...

“Korja e Tokës po zhduket nën këmbët tona…”/ Alarmon eksperti, ja çfarë mund të ndodhë

Korja e Tokës po zhduket pikërisht nën këmbët tona dhe shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë këtë. Dr.Brenhin Keller nga Departamenti i Shkencave...

2 korrik 1964: Presidenti Lyndon B. Johnson nënshkruan Aktin e të Drejtave Civile

Më 2 korrik 1964, në një moment historik për demokracinë dhe barazinë në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Lyndon B. Johnson nënshkroi Aktin e të...

Lajme të tjera

Web TV