Hije dyshimi mbi “dëmtimin” e Armando Brojës, është gati për Vitesen në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja mori shumë minuta, në dy sfidat në fushë të huaj që Kombëtarja shqiptare zhvilloi në muajin tetor ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.

Por, këtë herë, ai u largua shumë shpejt nga grumbullimi i kuqezinjve, zyrtarisht për shkak të problemeve fizike, duke mos qenë i pranishëm në dy takimet që Shqipëria fitoi në shtëpi në Ligën e Kombeve të Evropës ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Por, duke iu referuar lajmeve të fundit që vijnë nga mediat holandeze, sulmuesi i talentuar, i cili në këtë sezon është huazuar nga Çellsi tek Vitese e Arnhemit, do të jetë gati për përballjen e kësaj fundjave në kampionatin holandez ndaj Groningenit, pasi i ka lënë pas problemet fizike.

Një rikuperim në kohë rekord ky i Brojës, që sidoqoftë ngre dyshime se mund të ketë pas ndonjë fërkim mes sulmuesit dhe trajnerit Reja për atë largim të papritur nga grumbullimi i kombëtares. Duke folur asokohe për në lidhje me largimin e Brojës, trajneri Reja deklaroi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bjellorusinë, se ai ishte i detyruar të largohej për shkak të problemeve fizike.

Sulmuesi u stërvit vetëm një ditë pasi mbërriti në Shqipëri, pasi sipas stafit kuqezi, kishte probleme muskulore dhe nuk ishte në gjendje që të jepte kontributin e tij në fushën e lojës. Por tanimë ai është gati për ta nisur që nga minuta e parë përballjen e radhës në kampionatin holandez./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV