Infeksionet nga Covid mesatarisht 6 herë më të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i bërë së fundmi nga Universiteti i Melburnit, tregon se në vendet e pasura, rastet reale të infektimeve me Covid mund të jenë mesatarisht 6 herë më të larta se ajo që deklarohet në rrugë zyrtare.

Ky fakt vlerësohet nga një analizë retrospektive, bazuar në numrin e vdekjeve që ndodhën deri në muajin gusht në Australi, Kanada, Shtetet e Bashkuara, Kore të Jugut dhe njëmbëdhjetë vende evropiane.

Midis këtyre vendeve bie në sy se Italia mund të kishte 17 herë më shumë shumë të infektuar krahasuar me shifrat zyrtare të autoriteteve italiane.

Studimi, i cili vë në fokus ngërçin e sistemeve të përcjelljes dhe diagnostikimit, është botuar në revistën Royal Society Open Science nga një ekip hulumtues australian i koordinuar nga Universiteti i Melburnit.

Dallimet e gjetura në sistemet e gjurmimit dhe testimit të vendeve të ndryshme, si dhe ndryshimet që kanë ndodhur brenda të njëjtave vende me kalimin e kohës, e bëjnë të vështirë vlerësimin e shkallës reale të infeksionit në bazë të rasteve të konfirmuara nga tamponët”, shkruajnë studiuesit.

Për të kapërcyer këtë problem, ne kemi vendosur të bëjmë një analizë në retrospektivë,nisur nga numri i vdekjeve ditore dhe duke u kthyer pas në kohë, pikërisht tek dita e infektimit. Me pak fjalë,ne analizuam sa njerëz vdiqën nga Covid në një vend dhe më pas u kthyem prapa për të parë se sa njerëz do të duhej të infektoheshin për të arritur atë numër të vdekjeve“, shpjegon studiuesi Steven Phipps.

Mesatarisht, infeksionet reale rezultojnë të jenë gjashtë herë më të larta se ato zyrtare, me ndryshime të konsiderueshme nga shteti në shtet.

Lexo edhe :  6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Në Korenë e Jugut, për shembull, rastet reale do të ishin 2.6 herë më të larta se ato zyrtare, ndërsa në Itali ato do të ishin 17, 5 herë më shumë.

Studiuesit theksojnë se vlerësimi nuk është më i miri i mundshëm dhe metoda e analizës nuk mund të zëvendësojë modelet epidemiologjike të përdorura deri më tani.

Për të pasur vlerësime të sakta, është e nevojshme të sigurohet që grupmoshat e ndryshme përfaqësohen në mënyrë të barabartë midis të infektuarve, sepse rreziku i vdekjes nga Covid rritet me moshën dhe kjo mund të shtrembërojë rezultatet në vendet ku shumica e vdekjeve u regjstruan në shtëpitë e të moshuarve./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV