Regjistrohen 11 viktima dhe 855 raste të reja në Kosovë

Kosova, Koronavirus

Autoritetet kosovare kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 11 viktima dhe 855 raste të reja me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije se nga 1930 tamponë të kryer kanë rezultuar pozitivë 855 prej tyre.

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë janë shënuar rastet e para me koronavirus, e deri tani 32,877 qytetarë kanë rezultuar pozitive, ndërsa kanë vdekur 885 njerëz./r.g/fjala.al