Vllaznia, trajneri Brdariç: Tirana, ndeshja e radhës, asgjë më tepër për ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besim dhe optimizëm në kampin shkodran për ndeshjen e së shtunës me Tiranën. Kjo gjë është shprehur edhe në deklaratën e trajnerit Tomas Brdariç gjatë konferencës së sotme për shtyp ku është shprehur i sigurt për një paraqitje solide.

“Sigurisht e njoh dhe e ndjej rëndësinë e kësaj ndeshje, – ka deklaruar gjermani. – Ne duhet të përqendrohemi në gjërat thelbësore dhe mos të shikojmë të kaluarën.”
Po cila është gjendja e skuadrës? “Është shumë e mirë dhe me shumë besim, – është përgjigjur kreu i stolit kuqeblu. – Ne po punojmë shumë fortë për të arritur objektivat tona. Fokusi jonë është te ndeshja e nesërme dhe duhet të jemi të thjesht pasi luajmë ndaj kampionëve të Superligës e për këtë arsye jemi shumë të motivuar.”

Shumë kanë sugjeruar se kjo është prova e parë e vërtetë për Vllazninë këtë sezon, por Brdariçi nuk mendon kështu. “Jo nuk e mendoj kështu, thotë ai. – Ne e kemi nisur mirë kampionatin dhe jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Çdo ndeshje për ne ka specifikën e vetë dhe kjo për ne është thjesht ndeshja e radhës. E di që për Shkodrën kjo nuk është një ndeshje e zakonshme.”

Vllaznia nuk ka frikë nga kjo ndeshje, teksa trajneri i saj thotë: “Kemi shumë respekt për Tiranën, por jo frikë. Ne jemi përgatitur shumë mirë, kam një ndjesi të mirë dhe kam besim se do të marrim 3 pikë në këtë sfidë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë pasi nesër luajmë ndaj kampionëve në fuqi dhe duhet të kënaqemi për këtë takim.”

Dhe, së fundmi, a do ta quante barazimin dështim me Tiranën? “Ne luajmë për 3 pikë dhe nuk futemi në fushë se çfarë ndodh pas ndeshjes, – ka deklaruar Brdariçi. – Do të jetë një ndeshje e fortë dhe unë e njoh Tiranën. Kemi edhe një ditë kohë deri nesër dhe do të jemi të motivuar e të përqendruar. Nuk kemi përse të flasim shumë, por duhet të tregojmë në fushë.”

Lexo edhe :  Befasia për "Topin e Artë", në listë futet lojtari i Serie A!

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”/ Nga shkurti në qershor shifrat janë trefishuar

Mbi 12,000 fëmijë në Gaza janë aktualisht të kequshqyer. Kjo është bërë e ditur nga UNICEF, i cili  raporton...

Akulli po shkrin me një ritëm të përshpejtuar/ Studiuesit ngrenë alarmin

Gjetjet e reja nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC) tregojnë se temperaturat në rajon ishin 3 gradë Celsius më...

Izraeli sulmi ajror në Gaza, vriten 4 gazetarë dhe Anas al-Sharif i Al Jazeera-s

Izraeli pranon sulmin e qëllimshëm ndaj gazetarëve, i njohur për raportimet në vijën e frontit, në një goditje ndaj një tendë pranë spitalit al-Shifa Lorenzo...

Luixhi Pirandelo – “6 personazhe kërkojnë një autor”, drama që tronditi teatrin modern

Nga Leonard Veizi Vepra e nobelistit italian Luixhi Pirandelo, “Gjashtë personazhe kërkojnë një autor” q137 sipas orgjinalit është "Sei personaggi in cerca d'autore, 1921", është...

Sezoni turistik, 20 mijë pushues dhe 6 mijë automjete në fundjavë në Portin e Durrësit

Fundjava që lamë pas rezulton sërish e ngarkuar në portin e Durrësit përsa i përket fluksit të hyrjeve daljeve në këtë pikë kufitare Sipas të...

Lajme të tjera

Web TV