Zëvendës kryeministri Erjon Braçe, i ka uruar ditëlindjen Bes Kallakut dhe e ka përqendruar vëmendjen tek mos zbatimi i masave kundër COVID-19.
Teksa ka nxjerrë edhe fotot se në festë kanë qenë më shumë se 10 persona, mes tyre edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta sëbashku me bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhitë cilët shfaqen duke kërcyer, Braçe nëpërmjet disa pyetjeve retorike thotë se ata (politikanët që kanë marrë pjesë në festë) maskën e mbajnë vetëm kur dalin në televizor, ndërsa shqetësimin për shqiptarët e infektuar, sipas tij, e kane retorike politike, instrument permes te cilit mendojne se do kapin pushtetin.
Teksa shkruan se 30 mijë lekëshja me të cilën gjobiten qytetarët e thjeshtë, nuk i bën derman Presidentit, Braçe ka kërkuar nga qytetarët të shkruajnë nga një gjobë si popull për Metën.
“BES, TË BËHESH 135 VJEÇ;
PËR VETE, PËR PRINDËRIT,
PËR ZONJËN E VAJZËN!
Të kesh çdo të mirë për vete e për ta!
Të kësh SHËNDET o Bes,
për vete e për ta!
Tani, gëzimi kur bën 35 vjeç është normal, po në këtë kohë a është i ligjshëm?;
Po lë mënjanë ligjin edhe pse duhet të jetë i pari, por po pyes nga pikpamja morale!!
Unë them joooo!
Ti je një figure publike e kudo në botë, të tillë-janë apo jo të infektuar, e kanë kaluar apo jo Covid, përcjellin mesazh për të tjerë njerëz! Kjo i bën modele edhe më të mirë, të tillë që vlejnë edhe shërbejnë! Nejse, të rrosh sa më shumë! Tani kam dy fjalë për këta njerëzit e festës, këta të politikës;
A E KUPTONI SE SA FALS JANË?
A E KUPTONI QË MASKËN E KANË PËR NË TV E ASKUND KU JETOJNË?
A E KUPTONI QË “SHQETËSIMIN” PËR NUMRIN E SHQIPITARËVE TË INFEKTUAR, TË SHTRUAR NË SPITALE APO QË KANË HUMBUR JETËN,
E KANË RETORIKË POLITIKE, INSTRUMENT PËRMES TË CILIT MENDOJNË SE DO KAPIN PUSHTETIN?
A e kuptoni që këta refuzojnë çdo ligj, çdo rregull, çdo masë, përbuzin çdo përpjekje të njerëzve të zakonshëm dhe të mjekëve e infermierëve të jashtëzakonshëm?
Por mbi te gjitha;
A E KUPTONI SE KËTA REFUZOJNË TË JENË SI JU, TË BARABARTË ME JU?!
E di që do më turreni tani me pyetjen legjitime:
Po këta pse nuk gjobiten?!
Ca tu them?
Po ju përgjigjem edhe unë me një pyetje:
A KA MË TURP SE NJË PRESIDENT QË THYEN LIGJET E RREGULLAT E REPUBLIKËS SË TIJ?
E ftillon gjoba një të tillë?
Unë them se ajo 3000 lekëshja nuk i bën derman!
Pyetje e kam;
A SHKRUAJMË NGA NJË GJOBË SI POPULL PËR KËTË;
#GJOBEPERPRESIDENTIN
vo: po ky politikani i ri që quan shkelje ligji pse i tregojnë rregullat në një fushë dhe shkel ligjin siç e shihni në kohë pandemie, çfare do këtu?!”, shkruan Braçe.
Pa.Va/Fjala.al