Taulant Balla pyet Bashën: Me çfarë statusi ishe në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Taulant Balla nuk i ndahet akuzave ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, për hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së.

Në Facebook, Balla ka postuar një video, me dëshmi nga intervista e Adnan Merovcit në Hagë, ku kishte thënë se Bashën e njihte si përkthyes, por për habi ai nuk figuronte si përkthyes në listën zyrtare të Gjykatës së Hagës.

“Me çfarë statusi gjendej Lulzim Basha…?”, pyet Balla.

HAPEN DOSJET DHE DALIN DOKUMENTAT E HAGËS

Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?

Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij?

Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?

Kujtojmë se Adnan Mervoci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.

Merovci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000,” shkruan Balla në Facebook.

Të fundit

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Togat e zeza kanë rrëzuar këtë të premte kërkesën e Redi Mollës për të dalë nga qelia. Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe një...

Lajme të tjera

Web TV