Alket Hyseni: Në 2019 u kthyen 30 mijë shqiptarë të larguar nga vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pika më e dobët e qeverisjes së PS në këto 8 vite është  largimi i 600 mijë shqiptarëve. Por si e komentojnë vetë socialistët këtë shifër? Deputeti Alket Hyseni tha për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se ky është një fenomen jo vetëm shqiptar. Nga ana tjetër sipas tij duhet që krahas largimeve të tregojmë edhe kthimet. Sipas deputetit Hyseni,  gjatë vitit 2019 janë kthyer 30 mijë shqiptarë.

 

-Sipas një raporti të OKB në këto 30 vite në Shqipëri janë larguar 1.2 milion banorë. Gjysma e tyre janë larguar vetëm gjatë qeverisjes tuaj.

-Unë kam qenë vetë emigrant për tre vjet dhe e kam prekur vetë atë fenomen. Të gjitha qeveritë duhet të mbajnë përgjegjësi, por këto janë fenomene tranzicioni. Këto fenomene i kanë kaluar shtete edhe më të zhvilluara se ne. Patjetër që prirja është që shkohet drejt një gjëje më të mirë. Fenomeni i lëvizjes nuk duhet parë si një gjë e keqe. Ajo që duhet parë si diçka serioze është që ne duhet të ndërtojmë të njëjtat kushte që ata kërkojnë, për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për edukimin, për shkollimin e fëmijëve, në mënyrë që të mos e kenë zgjidhje halli. Shqipëria duhet të ofrojë më të mirën që askush të mos largohet si i detyruar nga ky vend.  Nëse shohim statistikat vëmë re se ka vërtet një trend zbritës. Marr vitin e fundit, 2018-2019 dhe ka qenë diku 38 mijë në vit nga 70 mijë në 2012.  Në këtë këndvështrim ne ndihemi më mirë që trendi po vjen në zbritje dhe ndihemi më mirë që po vjen në rritje trendi i rikthimeve. Është rritur numri i rikthimeve. Në 2019 shifrat e të rikthyerve janë mbi 30 mijë shqiptarë që janë rikthyer./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On...

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV