Diplomati Antony Blinken mund të bëhet sekretari i shtetit në Amerikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden pritet të emërojë të martën anëtarët e parë të kabinetit të tij, që sipas njoftimeve përfshijnë ish-zëvendës sekretarin e shtetit Antony Blinken në krye të Departamentit të Shtetit.

Zoti Blinken ka lidhje të ngushta me Presidentin e zgjedhur Biden. Ai ka shërbyer në role të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare kur zoti Biden ishte nënpresident gjatë administratës Obama.

Emërimi i tij i pritshëm u raportua nga disa media të dielën vonë.

Midis përzgjedhjeve të pritshme të zotit Biden për poste kabineti janë gjithashtu Linda Thomas-Greenfield, ish ndihmës sekretare e shtetit për Afrikën, që pritet të emërohet ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe Jake Sullivan në postin e këshilltarit të sigurimit kombëtar./voa/

 

Të fundit

Shpërthejnë virozat në Shqipëri, ja simptomat dhe çfarë duhet të bëni

Një fluks virozash ka prekur popullatën në vendin tonë tashmë prej disa ditësh. Në qendrat shëndetësore, në pediatri dhe...

Si do të jenë telefonat tanë inteligjentë në vitin 2025?

2025 premton të jetë një vit i risive të mëdha në botën e teknologjisë: telefonat inteligjentë që përdorim mund të jenë shumë të ndryshëm nga ata që...

“20 ditë në koma…”/ Trondit ish-banori i BBV: Një plumb mora unë, mami pesë

I ftuar në një emision televiziv ka qenë aktori dhe ish-banori i BBV, Marius Dervishi, ose sikurse e njohim të gjithë, Zebërvoki. Ai ka...

21-vjeçari akuzohet për abuzim me të miturën, prokuroria kërkon dënim të rëndë

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e 21-vjeçarit Dritson Kurti, duke kërkuar 25 vite burg për akuzën e...

“S`kam hyrë në fushata të mbledh para për vete”, akuzat e Spahos ndaj Grida Dumës

Deputeti demokrat Edmond Spaho i është përgjigjur ashpër Grida Dumës, pasi kjo e fundit e ka përmendur në emisionin e saj, si një shembull i...

Lajme të tjera

Web TV