Ndahet nga jeta ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja. Ai është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërkaq lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë se tek ne ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamës jaran”, ka shkruar Visari.

Theksojmë se Peja është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare. Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangën sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm. I njohur kryesisht për këngë të vjetra qytetare, Ismet Peja ka qenë dhe do të mbetet perlë e muzikës shqiptare.

Ismet Peja lindi në Gjakovë më 27 Prill 1937 dhe është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Si i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Ismeti që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta. Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas...

Fatos Klosi flet për rënien e Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën...

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, duke...

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që përfituesit e ndihmës ekonomike dhe...

Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

30 korrik 1945 - Dita e lindjes së shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në rrugët e Parisit, si në një fantashkencë, ka hije që ecin më ngadalë...

Lajme të tjera

Web TV