“O njeri kot”/ Plas sherri mes vajzave të “Përputhen”

Teksa puntatën e sotme në Përputhen u dha takimi mes Sindit dhe Mevlanit, u krijuan disa debate në studio.

Melisa menjëherë pas pjesës së parë të takimit, kërkoi llogari nga dyshja se pse është përdorur emri i saj.

Sindi dhe Mevlani i shpjeguan se emri ishte përdorur vetëm për batutë. Këtu ndërhyri edhe Ana e re e cila debatoi ashpër me Melisën saqë i kërkoi asaj të mos i fliste më.

“Me mua mos fol më fare, fareeee po them, kur s’di të pranosh debat, por unë them që t’i japim rëndësinë e merituar takimit të Sindit dhe Mevlanit, dhe mos u japim rëndësi njerëzve kot pa lidhje,” tha Ana.

Pa.Va/Fjala.al