Rihapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot rihapet gara për rindërtimin dhe operimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Këtë lajm e ka dhënë ditën e sotme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila tha se gara do të jetë e hapur deri më 23 dhjetor.

Më pas një grup ekspertësh do vlerësojë ofertat dhe do të bëjë të mundur shpalljen e fituesit.

Bllokuam këtë proces për ta rihapur në një moment të dytë. Një shkallë më lart në aviacionin civil. Tani ka ardhur koha.

Nga 23 nëntori të hapim garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e aeroportit ndërkombëtar. Deri në 23 dhjetor të këtij viti do të qëndrojë hapur. Më pas ne do vlerësojmë ofertat që do kenë arritur deri në 23 dhjetor”, u shpreh Balluku.

Më tej ajo bëri të ditur se në mes të janarit do kemi mundësi të nxjerrim një fitues. “Ky lajm është i mirë për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen, uroj që ju dhe familjet tuaja të kenë shëndet të plotë dhe gjithçka të jetë mirë”, tha Balluku./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të...

Rritje rekord e shpenzimeve për mbrojtjen, vendet e BE-së shpenzuan 343 miliardë euro

Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes në të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian arritën një shifër të paprecedentë prej 343 miliardë eurosh, një...

A do të ketë dallime në çmimet e energjisë në Gjermani?

Konsumatorët e energjisë elektrike në Gjermani po përballen me shumë probleme. Ndërsa koalicioni qeverisës në Berlin po përballet me një tjetër sprovë të re. Arsyeja: e...

‘Tërmet’ në Nestle, CEO i kompanisë shkarkohet për një lidhje sekrete me punonjësen e tij

Tërmet në shtëpinë e Nestlè. Drejtori ekzekutiv i kompanisë shumëkombëshe zvicerane agro-ushqimore, 63-vjeçari francez Laurent Freixe, u shkarkua pas vetëm një viti në detyrë për...

“The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

Revista TIME ka publikuar këtë fundjavë edicionin e tretë të listës vjetore TIME100 AI, një pasqyrë e njerëzve më me ndikim në fushën e...

Lajme të tjera

Web TV